Sadik Halitjaha ftohet nga Gjykata Speciale

“Marrjet për në Hagë vazhdojnë! Sot më 07 nëntor 2023, e morën komandantin e ZOP, Sadik Halitjaha! Kjo marrje nuk ishte sikur të tjerat, nuk ishte nga Prokuroria Speciale, por nga Gjykata", thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së në Mushtisht

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), nëndega Mushtisht, ka njoftuar se Gjykata e Hagës e ka ftuar sot ish-komandantin e Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha.

Në një postim në Facebook, kjo organizatë ka thënë se “kjo marrje nuk ishte sikur të tjerat, nuk ishte nga Prokuroria Speciale, por nga Gjykata”.

“Marrjet për në Hagë vazhdojnë! Sot më 07 nëntor 2023, e morën komandantin e ZOP, Sadik Halitjaha! Kjo marrje nuk ishte sikur të tjerat, nuk ishte nga Prokuroria Speciale, por nga Gjykata! Urojmë t’ia dalë për së mbari komandanti që kurrë në jetë nuk njohu dështim! Si në luftë, ashtu në paqe, përherë guardian i atdheut! I urojmë shëndet, vullnet dhe suksese në këto përballje të padrejta e të pabarabarta”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika