Raportohet për dhunim të një gruaje në Gjilan

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është raportuar për një rast të dhunimit ndaj një gruaje në komunën e Gjilanit

Foto: Monika Skolimowska

Një grua ka raportuar në Polici se dyshon se një grua tjetër është dhunuar në komunën e Gjilanit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pas këtij raportimi është njoftuar prokurori përkatës.

Rasti është duke u hetuar më tej nga njësitet policore.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dyshon se ndaj viktimës femër kosovare është kryer rasti dhunim. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili e ka cilësuar rastin, ndërsa njësitet policore janë duke e trajtuar rastin”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika