Raportohet për një tjetër shpërthim në Veri të Mitrovicës

Një tjetër shpërthim ka ndodhur në veri të Mitrovicës të dielën e 11 dhjetorit

Mitrovicë (fotografi ilustruese)





Të dielën e 11 dhjetorit ka ndodhur një shpërthim rreth orës 22:00 afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës.

Në afërsi të kësaj shkolle, është hedhur një mjet piro-teknik.

Megjithatë shpërthimi ishte mjaft i fortë.

Siç shkruan Telegrafi, dyshohet se janë përdorur shok-bomba.

Njësitet e EULEX-it po qëndrojnë ne krye te rrugës afër shkollës teknike, derisa te udhëkryqi në Lagjen e Boshnjakeve është shtuar numri i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Aktualisht, rruga drejt Jarinjës, në fshatin Rudarë dhe ajo e Bërnjakut, janë të bllokuara nga serbët me kamionë e autobusë.

Policia e Kosovës ende nuk është deklaruar për rastin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës.

Në një deklaratë të përbashkët të ambasadave të SHBA-ve në Kosovë dhe Serbi, thuhet se “ata që ngritën postblloqe të paligjshme duhet t’i çmontojnë ato menjëherë”.

“E kuptojmë se autoritetet kosovare kanë arrestuar një individ të dyshuar për përfshirje në një sulm të dhunshëm ndaj autoriteteve kosovare të zbatimit të ligjit dhe komisionit zgjedhor. Ky arrestim po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve si dhe kërcënime dhe frikësime ndaj autoriteteve kosovare dhe popullatës lokale”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu në këtë deklaratë theksohet se SHBa-të presin që t’i jepet fund të gjitha kërcënimeve të dhunës dhe frikësimit.

“Ne shprehim vlerësimin dhe mbështetjen tonë të plotë për Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) për përpjekjet e saj për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX). Dënojmë fuqishëm si të papranueshme të gjitha sulmet ndaj agjencive të sigurisë kosovare dhe ndërkombëtare”, thuhet më tutje në deklaratë.

SHBA-të kanë bërë thirrje që të ushtrohet përmbajtje maksimale, të merren masa të menjëhershme për të arritur një de-përshkallëzimin e situatës dhe të përmbahen nga aktet provokuese.

“Ne i nxisim palët të punojnë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet shqetësuese”.





Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika