Raportohet për një zjarr, humb jetën një i moshuar në Klinë
Një i moshuar ka humbur jetën këtë të diel në qytetin e Klinës. Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Sipas Gashit, policia fillimisht ishte informuar për një zjarr, por kur kanë arritur në vendin e ngjarjes, kanë hasur një person të shtrirë në tokë me lëndime […]
Një i moshuar ka humbur jetën këtë të diel në qytetin e Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas Gashit, policia fillimisht ishte informuar për një zjarr, por kur kanë arritur në vendin e ngjarjes, kanë hasur një person të shtrirë në tokë me lëndime të dukshme.
“Viktima fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, e më pas është transferuar në emergjencë. Aty, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Ende nuk dihen shkaqet”, ka theksuar Gashi për Dukagjinin.
Ai shtoi se njësitet përkatëse të hetuesisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për të zbardhur rrethanat e plota të këtij rasti.















