Raportohet për zhdukjen e një gruaje në Prizren
Në Prizren është raportuar një rast i personit të zhdukur.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima grua kosovare është larguar nga shtëpia më 3 maj rreth orës 15:00 dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më.
Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.