Raportohet se edhe Norvegjia do t’i dhurojë Ukrainës avionë luftarakë F-16

Norvegjia do të bëhet vendi i tretë që do t'i dhurojë Kievit avionë luftarakë F-16, për të forcuar forcën e saj ajrore të epokës sovjetike, raportuan të enjten tri botime norvegjeze, pa përmendur asnjë burim

Norvegjia thuhet se do t'i dhurojë Ukrainës disa nga avionët e saj F-16. Foto e dosjes: Një fotografi në dosje e një avioni danez F-16. Foto nga Mads Claus Rasmussen / Ritzau Scanpix / AFP) /

Norvegjia ka vendosur t’i dhurojë Ukrainës aeroplanë luftarakë F-16, duke u bërë kështu vendi i tretë që i ndihmon asaj me aeroplanë në luftën kundër Rusisë, njoftuan mediat norvegjeze të enjten.

Mediat norvegjeze nuk cituan ndonjë burim, e as nuk treguan për sa aeroplanë luftarakë bëhet fjalë, apo për datën se kur do t’i dhurohen ata Kievit, i cili është duke e kryer një kundërofensivë kundër forcave pushtuese ruse në lindje të vendi.

E kontaktuar nga AFP, një zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë nuk ka mundur “as ta konfirmojë, e as ta mohojë” lajmin.

Ky lajm vjen në ditën kur kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store, e bëri një vizitë befasuese në Kiev më 24 gusht, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.

Gjatë vizitës së tij, Norvegjia njoftoi se do ta furnizojë Kievin me raketa kundërajrore Iris-T, pajisje çminimi, dhe do ta ndihmojë me një pako në vlerë prej 141 milionë dollarësh për blerjen e gazit dhe rrymës këtë dimër.

Por, nuk pati njoftim zyrtar për avionët luftarakë F-16. Kryeministri Store pritet të flasë në një konferencë për media në Kiev pasditen e së enjtes.

Nga 57 avionët luftarakë F-16 që Norvegjia i ka nxjerrë në shitje zyrtarisht, 32 u janë shitur tashmë Rumanisë dhe 12 grupit amerikan, Draken International, por ende nuk u janë dorëzuar atyre.

Nëse lajmi i transmetuesve NRK dhe TV2, dhe i gazetës “Aftenposten” konfirmohet, Norvegjia do të bëhet shteti i tretë, pas Danimarkës dhe Holandës, që i dhuron avionë luftarakë F-16 Ukrainës.

Kopenhaga është zotuar për t’ia dhuruar asaj 19 avionë, ndërsa Haga do t’ia japë 42, sipas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika