Raportohet se është arrestohtuar në Serbi një ish-luftëtari i UÇK-së
Një tjetër ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vënë në pranga nga autoritetet serbe. Mediat serbe raportojnë se Lulzim Halili, 59-vjeçar nga Peja, është arrestuar të martën në qytetin Svilajnac të Serbisë. Lajmi u publikua fillimisht nga tabloidi “Novosti”, që ka një linjë të njohur ultra-nacionaliste dhe pro-qeveritare në Serbi. Sipas raportimeve, Zyra e […]
Një tjetër ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vënë në pranga nga autoritetet serbe.
Mediat serbe raportojnë se Lulzim Halili, 59-vjeçar nga Peja, është arrestuar të martën në qytetin Svilajnac të Serbisë. Lajmi u publikua fillimisht nga tabloidi “Novosti”, që ka një linjë të njohur ultra-nacionaliste dhe pro-qeveritare në Serbi.
Sipas raportimeve, Zyra e Prokurorit për Krime të Luftës në Serbi ka caktuar ndaj tij masën e ndalimit prej 48 orësh.















