Pjesë e kompleksit të ndërtimeve të njohura të Sinan Pashës, mund të jetë edhe Saraji i tij në Komunës e Kaçanikut. Ku në afërsi të komunës janë hasur themelet e një ndërtese historike.
Siç shkruan Gazeta “Metro” raportohet se këto themele janë të një ndërtese historike jo pak e rëndësishme, e që me shumë mundësi mund t’i takojnë kompleksit të Sinan Pashës, vezirit otoman të shekullit 16 me prejardhje shqiptare.
Themelet që janë gjetur në afërsi të parkingut të komunës, janë të një trashësie prej 1.5 m.
Edhe pse nuk është ende e qartë vjetërsia e këtyre themeleve zbuluar krejt në mënyrë sporadike, thuhet se i takojnë ndërtimeve të njohura të Sinan Pashës, sipas historianit dhe ish diplomatit Ylber Hysa.
Hysa për “Metron” ka shpjeguar se këto gjetje është shumë e mundur që i takojnë ndërtimeve të famshme të Vezirit të Madh, osman me prejardhje shqiptare, Sinan Pashës.
Sinan Pasha, Veziri i njohur në Perandorinë Osmane, me prejardhje shqiptare kishte ndërtuar në vitin 1596, kompleksin e përbërë nga xhamia e që ekzistojnë edhe sot, si dhe karavan-saraj, imaretin, hane e kuzhinën e njohur publike.
Bashkë me këtë kompleks ishte ndërtuar edhe Kalaja në hyrje të Grykës së Kaçanikut.
Ndërkaq, Dukagjini ende nuk ka mundur të konfirmojë nga ekspertë të arkeologjisë së historisë vjetërinë e këtyre themeleve.