Raportohet se një grua u dhunua në Obiliq, i dyshuari në arrati
Një rast dhunimi është raportuar në Obiliq më 25 shkurt. Policia ka njoftuar në raportin 24-orësh se i dyshuari gjendet në arrati. Viktima ka marrë trajtim mjekësor pas rastit. “Raportohet se viktima femër kosovare është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u […]
Një rast dhunimi është raportuar në Obiliq më 25 shkurt.
Policia ka njoftuar në raportin 24-orësh se i dyshuari gjendet në arrati.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor pas rastit.
“Raportohet se viktima femër kosovare është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.















