Raportohet se një tjetër komandant i Hamasit u vra në një sulm të Izraelit
Një sulm ajror izraelit në një automjet në Bregun Perëndimor të pushtuar vrau një komandant të grupit të armatosur palestinez Hamas të shtunën, raportuan mediat e lidhura me Hamasin, teksa agjencia palestineze e lajmeve “WAFA” bëri të ditur se katër burra të tjerë u vranë gjithashtu, raporton Reuters. Identiteti i të tjerëve nuk ishte i […]
Një sulm ajror izraelit në një automjet në Bregun Perëndimor të pushtuar vrau një komandant të grupit të armatosur palestinez Hamas të shtunën, raportuan mediat e lidhura me Hamasin, teksa agjencia palestineze e lajmeve “WAFA” bëri të ditur se katër burra të tjerë u vranë gjithashtu, raporton Reuters.
Identiteti i të tjerëve nuk ishte i qartë, sipas raportit të WAFA-s, i cili citon zyrtarët shëndetësorë.
Ushtria izraelite ka njoftuar se kishte kryer një sulm ajror kundër një celule militante rreth qytetit Tulkarm të Bregut Perëndimor. Mediat e Hamasit raportuan se një automjet që transportonte luftëtarë ishte goditur dhe se një nga komandantët e brigadave të saj Tulkarm u vra.















