Raportoi se fqinja e saj nuk ishte parë prej dy ditësh, trupi i viktimës gjendet pa shenja jete në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se dyshohet për një vdekje të dyshimtë në fshatin Reçan të Prizrenit

Ilustrim

Në fshatin Reçan të Prizrenit, një dëshmitar mashkull kosovar ka raportuar se fqinja e saj nuk ishte parë prej dy ditësh.

“Dëshmitari së bashku me disa fqinjë kanë hapur derën e saj dhe kanë vërejtur viktimën pa shenja jete”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Tutje, njoftohet se njësitet policore dhe një ekip mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

“Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet mes tjerash në raportin e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika