Raportuesi në Parlamentin Evropian vizitë tri-ditore në Kosovë, dënon sulmin në veri
Vizitën tre ditore në Kosovë pasardhësi i Viola von Cramonit, estonezi Riho Terras e nisi duke e dëshmuar se karriera e ushtarakut ka lënë gjurmë në personalitetin e tij. Në konferencën për media, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, u tregua i rezervuar për shumë tema, as për pritjet për dialogun e udhëhequr nga bashkëkombësja […]
Vizitën tre ditore në Kosovë pasardhësi i Viola von Cramonit, estonezi Riho Terras e nisi duke e dëshmuar se karriera e ushtarakut ka lënë gjurmë në personalitetin e tij.
Në konferencën për media, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, u tregua i rezervuar për shumë tema, as për pritjet për dialogun e udhëhequr nga bashkëkombësja Kaja Kallas e as hetimet për sulmet terroriste në Kosovë nuk e shfaqi mendimin.
Riho Terras – Raportues për Kosovën në Parlemntin Evropian tha se”Unë besoj se të gjithë kriminelët do të duhet të sillen para drejtësisë, dhe unë jam gjeneral dhe për ta bërë një plan një herë më duhet që ta kem një pasqyrë të plotë të informacioneve dhe pastaj vazhdojmë planin.
Terras është takuar me Presidenten dhe Kryeministrin me të cilët ka biseduar edhe për gjendjen ekonomike, ndërsa pas takimeve me krerët opozitarë do ta vizitojë veriun e Kosovës për takime e po ashtu për ta vizituar kanalin e Ibër Lepencit në të cilin u krye sulmi terrorist.
Riho Terras – Raportues për Kosovën në Parlemntin Evropian tha se “Jemi këtu për ta ndihmuar Kosovën në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE, Kosova me sukses ka ndërmarrë një sërë reformash në përparimin e saj që është reflektuar edhe në raportin e progresit.”
Të gjitha informacionet e grumbulluara nga terreni Terras tha se do të jenë në shërbim të shkrimit objektiv të raporti të progresit ashtu që ta ndihmojë Kosovën, në rrugëtimin e saj drejt integrimit europian.”















