Në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2024”, Kombëtarja e Kosovës ka kaluar në epërsi ndaj Andorrës.

Ndeshja nisi me sulme të qeta nga të dyja palët, por me kalimin e minutave, sulmet e shpeshta po shtoheshin.

Në minutën e 26-të, Milot Rashica shënoi gol për Kosovën, duke i dhënë ekipit të tij epërsinë për 1:0.

Asistimi fantastik erdhi nga Florent Muslija.

Kjo ndeshje i takon Grupit I të kualifikimeve për “Euro 2024”  Në formacionin e Kosovës, për herë të parë kanë gjetur vend edhe dy futbollistët e Superligës së Kosovës, mbrojtësi Lumbardh Dellova e Qëndrim Zyba, të dy të Ballkanit.

Kosova e Andorra zënë dy vendet e fundit në këtë grup.