Rashiq e quan manipulues Vuçiqin: Nuk pres asnjë veprim racional nga ai
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në “FIVE” të TV Dukagjinit ka kritikuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke e cilësuar manipulues si në skenën politike në Serbi, por edhe në procesin e Dialogut. Rashiq theksoi se Vuçiqi tenton të bëjë vetën faktor në procesin e negociatave me Kosovë, duke shtuar se nuk pret […]
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në “FIVE” të TV Dukagjinit ka kritikuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke e cilësuar manipulues si në skenën politike në Serbi, por edhe në procesin e Dialogut.
Rashiq theksoi se Vuçiqi tenton të bëjë vetën faktor në procesin e negociatave me Kosovë, duke shtuar se nuk pret ndonjë veprim racional.
“Unë nuk pres asnjë veprim racione dhe mos të them normale prej tij nga aspekti verbal dhe aktiviteteve politike, përveç ajo që tha që do të provojë e fuqizojë vetën, vetëm që të jetë i konsideruar si një organ ose një person i pashmangshëm në procesin e negociatave dhe në veçanti në arenën ndërkombëtare. Fatkeqësisht për këtë moment e ka të drejtë që është i pashmangshëm, pasi paqja ose hapat pozitive nuk bëhen vetëm nga njëra anë, por duhet edhe na tjetër po ashtu.
Megjithatë, unë jam optimist edhe pse prej fillimit ka nisur me takime teknike dhe politike pa kurrfarë rezultat, por kohë me hapa të vogël, ne po arrijmë deri diku. Tash për shembull kemi një draft serioz të marrëveshje përfundimtare… ose siç është draft i Asociacion… Kjo për mua është një progres jashtëzakonisht i madh, duke i krahasuar me negociatat kemi filluar nga 2011 dhe vazhdon deri më sot”, ka thënë Rashiq.
Edhe sa i përket zgjedhjeve parlamentare në Serbi, Rashiq kritikoi presidentin serb.
“Manipulon aq ekstrem… Do të kemi një kthim të ish-presidentin Nikoliq dhe Sheshel futet në garë ndoku, siç thashë më herët, i përdor çdo mjet që ka. Tash ka nisur një proces të korruptimit të votuesve… Skena politike në Serbia është kaotike dhe e rrezikshme për shkak të Vuçiq”, ka shtuar Rashiq.















