Rashiq: Më vjen turp që Vuçiq është president i Serbisë

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka shprehur turpin e tij për faktin që Aleksandër Vuçiq është president i Serbisë dhe ka theksuar se një pjesë e madhe e popullit serb ndihet e turpëruar për shkak të tij. Kjo deklaratë erdhi pas sulmit të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës nga një grup terrorist serb, në të cilin humbi jetën rreshter i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe tre të tjerë u plagosën

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se i vjen turp që Aleksandër Vuçiq është president i Serbisë.

Në një intervistë për mediumin boshnjak “Istraga”, Rashiq ka deklaruar se një pjesë e popullit serb janë të turpëruar për shkak të tij.

“Më vjen turp që Aleksandar Vuçiq është president i Serbisë dhe po ashtu një pjesë e madhe e popullit serb është turpëruar për shkak të tij”, ka thënë Rashiq.

Kjo deklaratë e Rashiqit erdhi pas sulmit të 24 shtatorit mbi Policinë e Kosovës, nga një grup terrorist serb.

Në këtë sulm, rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërroi jetë pas plagëve të marra nga grupet kriminale në fshatin Banjskë në veri të vendit dhe tre policë të tjerë u plagosën.

Sulmi terrorist ndaj policisë shpërtheu tensionet në pjesën veriore të Kosovës, e cila është kryesisht e banuar nga komuniteti serb.

Ndryshe, shtetet si Austria, Kroacia, Mali i Zi dhe Zvicra kanë reaguar për të dënuar sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, duke bërë thirrje që autorët e këtij akti të sillen para drejtësisë.

Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika