Rashiq: Presidenti Vuçiq është radikal, mos pritni ta njohë Kosovën

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, e ka quajtur radikal presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai në emisionin “Five”, ka thënë se Vuçiq asnjëherë nuk do ta pranojë Kosovën si shtet, për shkak se, sipas tij, e ka filluar dhe po e vazhdon karrierën e tij politike si një radikal.

“Kam thënë që jo, tash jo, kurrë s’do ta pranojë Kosovën. A e dini pse, sepse ai është njeri radikal, mos pritni nga njeri që e ka krijuar karrierën politike duke ushtru radikalizëm, që të prisni 25 vjet pas nisjes së karrierës të bëhet demokrat apo liberal”, ka thënë ai.

“Njeriu ka qenë radikal dhe mbetet radikal si i tillë. Megjithatë, premtimet që i ka bërë se do të jetë fleksibil ka qenë gënjeshtër, koha sa më shumë po kalon, jo që do të ketë njohje de fakto apo de jure, por nuk do të ketë as biseda”, ka vijuar ai.

Sipas tij, sa më larg po shkohet në procesin ku pritet marrëveshja, aq më larg po është ajo marrëveshje. Ai ka thënë se Vuçiq është në panik dhe frikë për humbjen e zgjedhjeve.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika