Rashiq: Secili që mendon ndryshe prej regjimit ekstrem të Beogradit është cak i veprimeve johumane

Ministri i Komuniteteve dhe Kthimit të Kosovës, Nenad Rashiq, është shprehur se arrestimi i drejtorit të Administratës në Komunën e Leposaviqit, Nikolla Radimiroviq, është një veprim i johuman dhe konsiderohet cak për ata që shprehen ndryshe nga regjimi i Beogradit.

Ministri i Komuniteteve dhe Kthimit të Kosovës, Nenad Rashiq

Ministri i Komuniteteve dhe Kthimit të Kosovës, Nenad Rashiq, duke komentuar arrestimin drejtorin e Administratës në Komunën e Leposaviqit, Nikolla Radimiroviq, ka thënë se kushdo që mendon ndryshe prej regjimit të Beogradi është cak “veprimeve johumane”.

Radimiroviq është dërguar në paraburgim dhe Rashiq ka thënë se kështu do të mbahet të paktën deri të hënën, pasi sipas autoriteteve serbe, gjyqtari nuk është në dispozicion.

“Do te mbahet te paktën deri te hënën, sepse po thuhet që gjyqtari nuk është në dispozicion. Do të thotë do të vijë gjyqtari të hënën e pastaj do të merret me rastin… Nikolla ka qenë bashkë me të fejuarën e tij, e cila gjithashtu ka përjetuar shumë maltretime”, ka thënë Rashiq.

Rashiq, duke theksuar se Radimiroviq është një prej viktimave të regjimi të Beogradit, ka përmendur edhe këshilltaren e tij, Rada Trajkoviq. E cila së bashku me familjen e saj ishin cak i ndalimeve nga policia serbe.

“Nikola është një prej viktimave i cili tash është në paraburgim. Ju kujtoj rastin e Rada Trajkovic, e cila ka qenë e mbajtur në kufi pa ndonjë njoftim. Kjo ndaj zonjës Trajkoviq ka lënë pasoja të mëdha, sepse ajo për shkak të shëndetit të saj. Atë ditë ajo nuk ka pasur… Jemi të lumtur që asaj nuk i është përkeqësuar shëndeti”, ka theksuar ai.

Më tej, ai ka shpjeguar se edhe fëmijët e tij ndalohen nga policia serbe dhe se kjo ka filluar para 7 ose 8 vjetëve.

“Çdoherë zyrtarët tanë ndalohen në kufi. Njerëzit të cilët kanë ndërlidhje me mua, familjarë dhe miq janë ndalur dhe janë mbajtur me nga dy-tri orë. Ky trajtim ndaj meje ka filluar para 7-8 viteve. Unë sa herë që kam dashur të shkoj te familjarët e mi, jam mbajtur prej 2-4 orë. Kjo gjithmonë përsëritet. Ajo që është më e rëndë kjo ndodh edhe me fëmijët e mi. Kjo i ndodh edhe djalit tim Nikola, i cili studion në Nish. Atij i thonë që po ndalohet nga disa persona nga BIA. Shpresoj që të mos i ndodhë askujt kjo, që të ta ndalojnë djalin dhe ti të mos kesh mundësi as ta thërrasësh në telefon, sepse edhe telefonin ia marrin”, ka shtuar Rashiq.

Rashiq e ka cilësuar Serbinë si një Kore të Veriut, ku pushteti bën gjithçka.

Ndërkaq, jashtë kësaj teme të arrestimeve dhe ndalimeve, Rashiq ka thënë se nuk është optimist për zgjedhjet në veri.

“Për momentin nuk e shoh as vullnetin e qytetarëve në veri e as të radikalëve që procesin e zgjedhjeve ta dërgojmë deri në fund. Në këtë moment jam skeptik, por nuk do të thotë që nuk do të ndryshoj mendje”, ka thënë Rashiq.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika