Rashiq: Serbët në Kosovë po vazhdojnë të keqpërdoren nga një regjim autokrat që i përdor si mjet për t’i arritur qëllimet e veta

Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se asnjë sistem politik nuk dëshiron të ketë pjesëmarrje të ulët në zgjedhje ashtu siç ndodhi më 21 prill në veri në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale. Rashiq ka thënë se serbët në veri janë nën presion nga regjimi autokrat i Beogradit

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, teksa ka komentuar zgjedhjet e së dielës në katër komunat veriore të Kosovës ka thënë se asnjë sistem nuk do të donte një përqindje aq të vogël të pjesëmarrjes.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Rashiq ka theksuar se ekziston një vazhdimësi e keqpërdorimit të serbëve në Kosovë nga ana e një regjimi autokrat që i përdor ata si mjet për të arritur qëllimet e veta.

“Kjo që ka ndodhë në fundjavë është një sfidë e përkohshme, sepse asnjë sistem nuk preferon një përqindje aq të vogël, që 2-3-4 për qind që të votohet në një proces i quajtur demokratik, por është një planifikim apo vazhdimësi e keqpërdorimit të serbëve në Kosovë nga ana e një regjimi autokrat që i përdor serbët si mjet për të arritur qëllimet e veta, dhe në aspektin njerëzor nuk mund të kuptoj se çfarë po përpiqen të bëjnë”, ka thënë ai.

Megjithatë, ai ka shprehur gatishmëri që të bashkëpunojë me partitë shqiptare që kanë fituar në veri dhe me të gjithë qytetarët.

“Kushdo që të jetë ai apo ajo që ta prishë një mundësi të arritjes së një marrëveshjeje si ajo e Ohrit, që është një bazë e mirë për të vazhduar procesin e pajtimit, dhe kur them këtë flas në emër të qytetarëve serbë të Kosovës të cilët më së shumti mund të humbin nëse nuk arrihet një marrëveshje e tillë dhe në veçanti nëse nuk respektohet. Bashkëpunimi jonë do të jetë për të gjithë qytetarët atje. Presioni në atë pjesë është shumë i madh dhe do t’i pres të gjithë ata që janë të gatshëm për bashkëpunim, qoftë në nivelin komunal apo me njerëz, grupacione e individë kushdo qoftë jam i gatshëm për bashkëpunim”, shtoi Rashiq.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika