Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet Kuvendi por s’votohet Qeveria

(Majtas) Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti (djathtas)
(Majtas) Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti (djathtas)

Kryetari i partisë dhe deputeti “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, Nenad Rashiq, i cili aktualisht është edhe ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim, tha se nuk ka zhvilluar ende një takim me Kurtin,

Rashiqi, i cili sot shkoi ta bëjë regjistrimin për deputet të legjislaturës së 11-të tha se ky moment do të gjendet pas konstituimit të nesërm të kësaj legjislature, teksa shtoi se qeveria nuk do të votohet nesër.

“Nuk jemi takuar por besoj se takohemi këto ditë. Sikurse e dini, për nesër besoj se do ta kemi vetëm pjesën e konstituimit të kuvendit, nuk do të hyjmë në marrëveshje tjera. Pres që pas ditës së nesërme të takohemi në një moment dhe të flasim për një angazhim për qeverinë e re, kurdo që bëhet një gjë e tillë e mundshme. Sa e di unë nuk do të votohet qeveria”, tha Rashiq.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nesër nga ora 10:00 pritet të jenë në seancën plenare për konstituimin e legjislaturës së 11-të./KP

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika