Rashiti: Përpjekjet për ndarje në Bosnjë dhe Hercegovinë këtë vit janë më serioze

Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti, ka thënë se situata e sigurisë në Bosnjë e Hercegovinë këtë vit pritet të jetë më e brishtë

Naim Rashiti. Foto: Kallxo.com

Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti, për Radio Dukagjinin ka folur në lidhje me situatën e sigurisë në rajon, me fokus të veçantë atë në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Rashiti tha se në Bosnjë, nuk pret të ketë luftë, por përpjekjet për ndarje këtë vit janë më serioze.

“Bosnja është vazhdimisht e nxehtë, por këtë vit do të jetë ndër pikat më të nxehta për shkak edhe të zhvillimeve ndërkombëtare, luftës në Ukrainë, zgjedhjeve në Evropë dhe në ShBA. Do të jetë një vakum i sigurisë dhe i përpjekjeve ndërkombëtare, e cila mund të shfrytëzohet dhe këtu është frika më e madhe. Sivjet ka një kuptim më të mirë të rrezikut, sigurisë për Bosnjën. Jo që paralajmërohet një luftë, por përpjekjet për ndarje janë më serioze, distancomi nga perëndimi është më serioze, jo domosdoshmërisht do të përshijë Serbinë apo dialogun me Kosovën”, tha Rashiti për Radio Dukagjinin.

Rashiti tutje tha se këtë situatë mund ta shfrytëzojë Serbia, derisa shtoi se Kosova duhet të tregohet e vëmendshme dhe t’i përmirësojë raportet e saj me ndërkombëtarët.

“Situata në Bosnjë krijon një rrethanë të nivelit tjetër negocimi për shkak të Dejtonit, ku Serbia mund të kamuflojë qasjen e saj dhe mund të jetë pjesë e tavolinës përsëri që të garantojë siguri e cila pastaj krijon alibi me sjellje jokonstruktive në raport me Kosovën apo fqinjët tjerë”, tha ai.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika