Rast skandaloz në Prishtinë, prindërit bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Një nxënëse me autizëm në klasën e tretë në shkollën “Pavarësia” në kryeqytet, ka muaj që shpeshherë klasën po e gjen thuajse bosh.

Kjo ngase prindërit e bashkëmoshatarëve të saj, sipas burimeve të Dukagjinit, kanë bojkotuar mësimin në vazhdimësi duke kërkuar që ky fëmijë me autizëm të largohet nga klasa.

Për këtë, Këshilli i Prindërve ka mbajtur një takim sot pasdite por pretendimet i ka mohuar kryetari i tyre.

“Së pari, nuk ka qenë kërkesë për largim. Ne patëm takim me prindërit e asaj klase, deklaruan se nuk kanë kërkesë për largimin e fëmijës. Ankesa kanë pasur për disa shqetësime, i orientuam tek shkolla.  Jo, s’është e vërtet se ka pasur bojkotim, shqetësimet e prindërve do të shkojnë në DKA dhe Këshillin Drejtues”, ka thënë Bujar Pervetica, kryetar i Këshillit të Prindërve.

I njëzëri mbi shqetësimet ka qenë edhe drejtori i shkollës.

“Shkolla “Pavarësia” në vizionin e saj ka parimin e gjithëpërfshirjes, që nënkupton se në këtë institucion trajtohen me respekt të thellë të gjithë nxënësit. Kurrsesi nuk vjen në shprehje që shkolla të largojë nxënës të tillë. Komentet tjera nuk do të doja t’i diskutoja”, ka thënë Halil Brahaj, drejtori i SHFMU “Pavarësia”.

Televizioni ka kontaktuar edhe me nënën e nxënëses por ajo nuk ka dashur të deklarohet deri në marrjen e një vendimi por ka konfirmuar për Dukagjinin se ka kohë që prindërit e fëmijëve të tjerë në klasë kanë shprehur hapur pakënaqësitë e tyre.

Autizmi nuk është as sëmundje por çrregullim zhvillimor ndërkaq me ligj në Kosovë por edhe Konventa ndërkombëtare arsimimi është i garantuar për të gjithë fëmijët pa dallim.

Një rast i tillë kishte ndodhur vite më parë në Maqedoni Veriore kur prindërit bojkotuan mësimin për të kërkuar që një fëmijë me sindromën Down të përjashtohet nga klasa e që u bë lajm ndërkombëtar.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika