Rasti “Brezovica”, Policia tregon se çfarë u konfiskua

Policia e Kosovës ka dhënë disa detaje lidhur me atë se çfarë është konfiskuar në aksionin e zhvilluar të enjten, në kuadër të rastit “Brezovica”, në pesë lokacione të ndryshme, ku janë arrestuar 15 persona

Njesia Speciale e Policise se Kosoves

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, të enjten, në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”, ka bastisur një numër të madh të autosalloneve, shtëpive dhe lokaleve përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrrisë, Lipjanit dhe Vitisë, ndërkaq ka arrestuar 15 persona të dyshuar.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë detaje nga bastisjet dhe sekuestrimet që janë bërë.

“Njësitet policore të DHKR-së, në bashkëpunim e koordinim me Gjykatën e Prokurorinë Themelore në Ferizaj, njësitet e ATK-së dhe njësitet e Doganës së Kosovës, kanë kryer kontrolle-bastisje në 21 shtëpi banimi dhe 11 objekte biznesi në lokacione të ndryshme si: Prishtinë, Ferizaj, Gjilan dhe Vushtrri”, thuhet në raportin 24-orësh.

Siç thuhet në njoftim, gjatë bastisjes, fillimisht janë arrestuar 14 të dyshuar meshkuj kosovarë dhe më pas është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër.

Ndërsa, policia ka njoftuar se si dëshmi janë sekuestruar 8 armë të ndryshme me 76 fishekë kalibër i ndryshëm, 2 shufra metalike, DVR, 22 vetura, 2 motoçikleta, 83 mijë e 995 euro, 16 USB dhe dokumente të ndryshme.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

ASK: Mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë të regjistruar...

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 420 mijë...

Të fundit nga rubrika