Rasti Dehari: Pezullohen nga puna katër zyrtarë të IML-së
Janë pezulluar nga puna katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, kështu ka bërë të ditur Ministria e Drejtësisë nëpërmjet një postimi në Facebook. Zyrtarët e pezulluar nga puna sipas njoftimit nga Ministria e Drejtësisë, janë: Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore, Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për […]





Janë pezulluar nga puna katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, kështu ka bërë të ditur Ministria e Drejtësisë nëpërmjet një postimi në Facebook.
Zyrtarët e pezulluar nga puna sipas njoftimit nga Ministria e Drejtësisë, janë: Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore, Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore, Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore, si dhe Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore.
Ky vendim është marr nga Ministria e Drejtësisë, pas pranimit të informacionit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, dhe vendimi tashmë hyrë në fuqi këtë të enjte, më 8 dhjetor.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, për RTV Dukagjinin, kishte konfirmuar se kanë pranuar informacione për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, dhe se kanë filluar hetimet lidhur me rastin.
“Kemi pranuar raportin informues, dhe kemi filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe brenda një afati të arsyeshëm, besoj do të dalim me gjetje”, kishte deklaruar ai.
Ndryshe, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte njoftuar se janë zhdukur mostrat e të ndjerit, Astrit Deharit, nga laboratori i toksikologjisë.
“Mbrëmë është kuptuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë”, kishte thënë Haxhiu.
Ndërsa, zëvendësdrejtori i IML-së, Naim Uka, për RTV Dukagjini, kishte thënë se nuk mund të japë ndonjë informacion për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, pasi sipas tij “mund të konsiderohet si ndërhyrje nga prokuroria”




















