EKSKLUZIVE: Këto janë arsyet e shkarkimit të dy zyrtarëve korrektues

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se ka larguar përfundimisht nga puna dy zyrtarë për shkelje të rëndë lidhur me veprimet e mosveprimet në rastin e ngjarjes së rëndë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në vitin 2016, lidhur me vdekjen e aktivistit të ndjerë të LVV-së, Astrit Dehari

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë, Burim Buleshkaj, është larguar përfundimisht nga puna. Mirëpo, Buleshkaj nuk është i vetmi. Krahas tij, është shkarkuar edhe zyrtari korrektues, Destan Zogaj.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se Buleshkaj dhe Zogaj janë larguar përfundimisht nga detyra, dhe se ndaj të të njëjtëve është iniciuar procedurë disiplinore për shkelje të rëndë lidhur me veprimet dhe mosveprimet në rastin e ngjarjes së rëndë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, të vitit 2016. Përkatësisht, për vdekjen e ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se përfundimisht ka larguar nga puna, z. Burim Buleshkaj, ish-UD. Drejtor i Departamentit për Operativë Siguri dhe Transport të të Burgosurve në SHKK dhe z. Destan Zogaj, zyrtar korrektues, ish-UD-Drejtor në Qendrën e Paraburgimit Prizren. Ndaj tyre ishte iniciuar procedurë disiplinore për shkelje të rëndë lidhur me veprimet, mosveprimet në rastin e ngjarjes së rëndë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, të vitit 2016”, thuhet në njoftim.

Në vendimin e Ministrisë së Drejtësisë thuhet se Zogaj është përgjegjës për shkelje të rëndë disiplinore.

“ Z. Destan Zogaj, zyrtar orrektues në Qendrën e Paraburgimit Prizren (ish ushtrues i detyrës së Drejutorit në Qendrën e Paraburgimit Prizren) është përgjegjës për shkelje të rëndë disiplinore, nga neni 46 paragrafi 3 nën paragrafi 3.3.3.9 dhe 3.10 i Ligjit Nr.06-L-114 për zyrtarët publikë”, thuhet në njoftim, gjersa theksohet se “Zogaj i shqiptohet masa disiplinore ‘Largimi nga Shërbimi Civil’ nga neni 47 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 I Ligjit për Zyrtarë Publikë”.

 

Procedura disiplinore ndaj zyrtarit Destan Zogaj në Qendren e Paraburgimit Prizren, është inicuar më 14 shtator të vitit 2022 nga zëvendësuesi i Drejtorit te Përgjithshëm te SHKK-së, Sami Gashi nën dyshimin se ka kryer shkelje të rëndë disiplinore. Gashi kishte bërë incinimin e procedurës disiplinore duke u bazuar ne Raportin Hetimor te Inspektoratit te Ministrisë së Drejtësisë.

“Komisioni Disiplinor për vërtetimin e plotë të gjendjes faktike si dhe vendosjen meritore ka administruar shkresat e lëndës: Raportin hetimor te lnspektoratit nga Ministria e Drejtësisë me nr-01/826 të datës 29/08/2022,deklaratën nga procesverbali i të njëjtit pranë komisionit disiplinor, Vendim me nr.1042 datë:24/03/2016 mbi caktimin e pozitës Ud. Drejtor i QP-Prizren, Vendim me nr. 0894 datë:15/06/2017 Vendim mbi caktimin me pozitë Ud. Mbikëqyrës i lartë në QP-Prizren, Vendim me nr. 0754 datë:22 /05/2017 Vendim mbi themelimin e Komisionit Disiplinor Ad-Hoc ,Propozim Vendimi me nr.0873 nga Komisioni Disiplinor datë:13/06/2017,Vendim mbi suspendim nga Ministrja znj. Dhurata Hoxha me nr. 169/2016 datë:22/11/2016, Vendim mbi Pezullim me nr.KD.037 datë:21/09/2022, Vendim mbi plotësimin me këshillë juridike me nr. KD.nr. 037 datë:22/09/2022, Vendim mbi shtyrjen e afatit me nr. KD.037 datë:19/10/2022, Vendim mbi pezullimin e Procedurës disiplinore me nr. KD.037 datë:28/10/2022, Vendimi nr. A.nr.102/2022 datë:01/02/2023 nga KPMSHCK-së, Procesverbalet e intervistimit të z. Zogaj me datë:20/02/2023, datë:21/02/2023, Autorizim nga z. Zogaj për avokatin Faton Fetahu”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika