“Rasti i 3-vjeçarit në kopsht”, dy punëtoreve u caktohet masa e paraburgimit

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit dy të dyshuarve për rastin e kopshtit “Gëzimi Ynë” në Fushë-Kosovë, të cilat dyshohet se ushtruan dhunë ndaj 3-vjeçarit

Gjykata Themelore e Prishtinës

Gjykata Themelore ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarat për rastin e kopshtit “Gëzimi Ynë” në Fushë-Kosovë, të cilat dyshohet se ushtruan dhunë ndaj 3-vjeçarit.

Siç është bërë e ditur nga Prokuroria, fëmijës i janë bërë ekzaminimet mjekoligjore.

Në bazë të rezultateve, “dyshohet se të pandehurat duke i keqpërdorur detyrat e tyre zyrtare, me dashje e me qëllim të shkaktimit të lëndimeve trupore, me forcë e kanë tërhequr për krahë të dëmtuarin e mitur, në atë mënyrë që i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore”.

Ndërsa, Inspektorati i Arsimit ka nxjerrë vendim me të cilin obligon Drejtorinë e Arsimit në Fushë-Kosovë që menjëherë të suspendojë nga puna tri punëtoret e çerdhes “Gëzimi ynë”.

Këtë e ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, Edona Kutleshi, këshilltarja e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Inspektorati i Arsimit ka nxjerrë vendim me të cilin obligon Drejtorinë Komunale të Arsimit në Fushë-Kosovë që menjëherë të suspendojë nga marrëdhënia e punës 3 punëtorët e Institucionit parashkollor “Gëzimi ynë”, N.M, SH.I dhe N.H derisa të vendosin organet e hetuesisë/drejtësisë”, ka thënë Kutleshi.

Kutleshi ka bërë të ditur se me anë të këtij vendimi është kërkuar që të merren masa edhe ndaj drejtoreshës së këtij institucioni.

“Po ashtu, përmes këtij vendimi, Inspektorati i Arsimit obligon Drejtorinë Komunale të arsimit në Fushë-Kosovë që të marrë masa disiplinore ndaj drejtoreshës së Institucionit parashkollor “Gëzimi ynë” në Fushë-Kosovë, e cila nuk ka vepruar me kohë për rastin në fjalë”, ka vijuar ajo.

Ndryshe, ndaj një trevjeçari është shfaqur dhunë nga edukatoret e kopshtit publik “Gëzimi ynë” në Fushë-Kosovë, pamjet ku edukatoret ushtruan dhunë u publikuan nga familjarët e tij, ditën e hënë.

Rasti i trevjeçarit në Fushë Kosovë: 48 orë ndalesë për edukatoren dhe kuzhinieren e kopshtit

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika