Rasti i 5-vjeçarit, Komuna e Lipjanit nis inicimin e procedurave disiplinore ndaj QPS-së

Komuna e Lipjanit tashmë ka nxjerrë vendim për formimin e komisionit disiplinor, ndaj punonjësve të Qendrës për Punë sociale, pas rastit të keqtrajtimit të 5-vjeçarit nga prindërit e tij, që ndodhi javë më parë. Ky vendim vjen pas raportit përfundimtar të inspektoratit të Ministrisë për Familjen, i cili ka nisur zgjerimin e inspektimit edhe në institucione të tjera.

Tetë rekomandime për tri institucione të ndryshme ka dhënë Divizioni për Inspektimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare i Ministrisë për Familje, pas inspektimit të rastit të 5-vjeçarit në Komunën e Lipjanit.

Ndër rekomandimet që është dhënë për kryetarin e komunës së Lipjanit, ka qenë edhe ndërmarrja e masave disiplinore ndaj zyrtarëve të Qendrës për punë sociale në Lipjan meqë të njëjtit e kishin në menaxhim familjen e të miturit që nga viti 2013.

Ministria, i ka ofruar televizionit përmes qasjes në dokumente publike, vetëm pjesën e raportit inspektues ku janë të shënuara rekomandimet nën arsyetimin e ndjeshmërisë së rastit.

Ndërkohë në disa përgjigje të kësaj ministrie thuhet se në të ardhmen mund të ketë masa shtesë, për shkak se inspektorati do vazhdojë me inspektimin.

“Duke u bazuar në të gjeturat e konstatuara në Raportin e inspektimit të realizuar në QPS Lipjan deri në këtë fazë të procesit të inspektimit, Divizioni për Inspektim ka arritur në përfundim se procesi do të vazhdojë për të siguruar informacione më të detajuara edhe nga akterë të tjerë relevantë të përfshirë në rast (policia, shkolla, shërbimet e shëndetit mendor, etj.) dhe njëkohësisht rasti është nën hetim nga Prokuroria. Në varësi të gjetjeve të mëtejshme nga inspektimi dhe rezultateve të hetimit, mund të rekomandohen masa shtesë, përfshirë edhe marrjen e licencës së nivelit “Profesionist i shërbimeve sociale dhe familjare” ndaj zyrtarëve të QPS-së në Lipjan, në përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në trajtimin e rastit konkret. Por, në përputhje me Rekomandimet e Raportit të Inspektimit është kërkuar nga Kryetari i Komunës për të ndërmarrë masa disiplinore ndaj zyrtarëve të QPS Lipjan, në përputhje me Ligjin Nr.08/L-197 për Zyrtarët Publik dhe Rregulloren (QRK) Nr. 01/2024 për Disiplinën e Nëpunësve Civil.”, thuhet për Dukagjinin nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

Ndërkohë që të njëjtit kanë treguar se komuna e Lipjanit, tashmë ka nisur me zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga inspektorati.

“Me datë 24.04.2026, nga Komuna e Lipjanit jemi informuar se, i ka ndërmarrë hapat për zbatimin e rekomandimeve te dhëna ne raportin e inspektimit. Lidhur me zbatimin e rekomandimeve të dhëna për Kryetarin e Komunës – Lipjan, i kanë ndërmarrë hapat, si në vijim: 1. Kryetari i Komunës ka nxjerrë vendimin për formimin e komisionit disiplinor. 2. Kanë ndërmarrë masa për rritjen e kapaciteteve të stafit profesional të licencuar në Shërbimin Social në QPS Lipjan; 3. Për mbështetjen dhe sigurimin në realizimin e aktiviteteve të planifikuara nga QPS Lipjan për ofrimin e shërbimeve, Komuna tashmë ka të themeluara disa mekanizma: Tryezën multi disiplinare për ndihmë ne menaxhimin e rastit; Ekipin për te Drejtat e Fëmijëve etj”.

Gjithashtu, në kuadër të zbatimit të rekomandimeve, QPS-ja ka nisur procedura përcaktimin e një menaxheri të ri të rastit të familjes së 5-vjeçarit, si dhe gjithashtu për rritjen e kapaciteteve te stafit profesional te licencuar.

Një 5-vjeçar dyshohet se është keqtrajtuar nga prindërit e tij, të cilët u arrestuan e më pas u dërguan në paraburgim. Rastin e kishte trajtuar për vite të tëra QPS-ja në Lipjan, ndërsa fëmijët i ishin marrë çiftit disa herë nën menaxhim nga qendra.

Punonjësit e QPS-së dhe të komunës së Lipjanit janë duke u hetuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika