Rasti i dhunimit në Lubishtë, viktima është e mitur

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se në vitin 2020 e ka kryer veprën e dhunimit.

Në një përgjigje për Portalin Dukagjini nga Prokuroria Themelore në Gjilan, thuhet se viktima është e mitur.

I dyshuari B.S është ndaluar për 48 orë, teksa bëhet e ditur se brenda afatit ligjor do ta kërkojë masën e paraburgimit.

Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana e juaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, për këtë rast ka ndaluar të dyshuarin B.S., në kohëzgjatje prej 48 orëve, pasi dyshohet se ndaj viktimës së mitur ka kryer veprën penale ‘Dhunimi’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale nga Gjykata Themelore në Gjilan”, thuhet në përgjigje.

Ndryshe, për këtë rast ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila kishte bërë të ditur se personi i dyshuar është arrestuar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika