Rasti i Ivanoviqit drejt fundit, problem tërheqja e dëshmitarëve

Avokat të të akuzuarve në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe monitorues të rastit besojnë se këtë vit do të ketë vendim të shkallës së parë për këtë proces gjyqësor. Presioni ndaj dëshmitarëve të mbrojtur dhe tërheqja e deklaratave sipas tyre mbetet një ndër problemet kryesore për të cilat Prokuroria Speciale është dashur të gjejë zgjidhje

Vendi ku ndodhi vrasja e Oliver Ivanoviqit

Kamerat dyshohet se dikush i ktheu në ana tjetër të rrugës. Qëllimi ishte të mos regjistrohet vrasja e Oliver Ivanoviqit.

Politikani që më 16 janar 2018, u vra në Mitrovicën Veriore, në hyrje të selisë së partisë së  tij.

Avokati i njërës nga gjashtë të akuzuarit për ndihmë në rastin e vrasjes së Ivanoviqit, beson se klientja e tij do të shpallet e pafajshme.

“Asnjëherë PSRK-ja nuk ka arritë me i identifikua arsyet eventuale të cilat kanë mund të ekzistojnë si arsye konkrete për të quar deri te një mallverzim eventualisht i dyshuar për këtë klienten time. Sidoqoftë unë besoj që gjatë këtij procesi do të dëshmohet pafajësia e klientes time”, ka thënë Musa Damati.

Damati thotë se rasti po shkon drejt fundit, megjithëse pretendon se procesi nuk ka qenë gjithëpërfshirëse, dhe se të përmendurit në aktakuzë nuk janë sjellë para drejtësisë.

Nga dhjetori i 2019 kur është ngritur aktakuza, janë dëgjuar 20 dëshmitarë në po aq seanca.

Nga 20 dëshmitarë, 4 dëshmitarë ndaj të cilëve janë zbatuar masa mbrojtëse, kanë refuzuar të japin deklaratë në shqyrtim kryesore për shkak të sigurisë.

Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare thotë se Prokuroria është dashur të ketë parasysh se ka të bëjë më një rast të profilit të lartë.

“Unë mendoj që Prokuroria është dashur që në procedurën paraprake të shfrytëzojë mundësinë e hetuesisë së veçantë ku ky Institut siguron që deklarata e marr në procedurën paraprake të merret pranë trupit gjykues, dhe e njëjta të shfrytëzohet në shqyrtimin kryesor”, ka thënë Alija.

Të akuzuarit në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit Nedeljko Spasojeviq (zyrtar i policisë), Marko Roshiq (qytetar i Mitrovicës së Veriut), Sillvana Arsoviq (sekretarja e Oliver Ivanoviqit të vrarë), Dragisha Markoviq (zyrtar i policisë), Zharko Jovanoviq (zyrtar i policisë) dhe Radeta Basara (zyrtar i policisë). Ndërkohë mbi dyshimin se ishte anëtar i “grupit të organizuar kriminal”, është arrestuar dhe një person tjetër me inicialet M.M.

Me vrasjen janë ndërlidhen edhe Zheljko Bojiq (shef i operativës të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut), Millan Radoiçiq (nënkryetar i Listës Serbe) dhe Zvonko Vesellinoviq (afarist). Ndaj tyre nuk është ngritur aktakuzë, sepse ata ishin në arrati kur Prokuroria e Kosovës ngriti aktakuzën e parë.

Radoiçiq dhe Vesellinoviq, në aktakuzë, përmenden si “udhëheqës të grupit kriminal”, i cili planifikoi vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq. Megjithatë, urdhërarresti për Millan Radoiçiqin u tërhoq në mars të vitit 2021, pa asnjë sqarim.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika