Rasti i krerëve të UÇK-së; Largohen edhe 11 dëshmitarë në Speciale, 7 të tjerë dorëzojnë dëshminë me shkrim

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka njoftuar se do të heqë dorë nga përdorimi i dëshmive të 11 dëshmitarëve dhe do të paraqesë deklaratat e 7 dëshmitarëve me shkrim.

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë (ZPS) ka bërë të ditur se nuk do të mbështetet më në dëshminë e 11 dëshmitarëve të caktuar më parë.

Përveç kësaj, ZPS-ja ka vendosur që t’i paraqesë deklaratat e shtatë dëshmitarëve me shkrim, në vend që ata të dëshmojnë personalisht në sallën e gjyqit.

“ZPS nuk synon më të mbështetet në provat e njëmbëdhjetë (11) në vijim dëshmitarëve. Përveç kësaj, ZPS-ja synon të dorëzojë provat e shtatë (7) dëshmitarëve me shkrim, në vend që t’i thërrasë ata për të dëshmuar”, thuhet në vendimin e marrë më 16 shtator.

Ky veprim i ZPS-së vjen pas vendimit të Panelit në maj të këtij viti, që prokuroria të ofrojë deri më 16 shtator me listën e dëshmitarëve.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika