Rasti i shtatzënës, suspendohen 4 zyrtarë policorë në Lipjan

IPK

Tri ditë pas vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë, Hamide Magashit shteti ka marrë masa ndaj pjesëtareve të Policisë që kanë qenë përgjegjës mbrojtjen e saj.

Me rekomandim të Inspektorati Policor i Kosovës, janë suspenduar komandanti i Stacionit policor në Lipjan, një rreshter dhe dy hetues policorë.

IPK-ja nuk ka treguar emrat e të suspenduarve, por RTV Dukagjini ka mësuar se ata janë komandanti Naser Sinani, rreshteri Hasim Luboveci, dhe hetuesit Fejsal Ahmeti dhe Frashër Rexhepi.

Hetimet e IPK-së kanë çuar te dyshimet se këta zyrtarë kanë kryer dy vepra të rënda penale.

“Hetuesit e IPK-së, si rezultat i ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore, kanë arritur deri tek dyshimi i arsyeshëm, se lidhur me zbatimin e Urdhrit-mbrojtës nga ana e zyrtarëve te Stacionit Policor Lipjan, ka elemente të veprave penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘Falsifikimi i dokumentit zyrtar’”, kanë thënë nga IPK-ja.

Zbatimin e këtij rekomandimi të IPK-së e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka bërë të ditur se të gjeturat e deritanishme do të përcillen në prokurori për trajtim penal.

“Në takimin e mbrëmshëm të ftuar nga Presidentja, kam njoftuar se IPK është në fazën e fundit të hetimeve ndaj zyrtarëve policor që janë angazhuar në gjithë rastin e tashmë të ndjerës Hamide Magashi, veçanërisht për pjesën e zbatimit të Urdhrit Mbrojtës nga Stacioni Policor në Lipjan”, ka thënë Sveçla.

Reagimin e IPK-së për këtë rast e vlerëson të shpejtë ish-udhëheqësi i këtij inspektorati, Valdet Hoxha.

Mirëpo, sipas tij, përgjegjësia duhet ta prekë edhe hierarkinë më të lartë brenda Policisë.

02:01 “Besoj që në vazhdën e hetimeve dhe konkluzionit të përgjithshëm pas zhvillimit të hetimeve, do të ketë edhe përgjegjësi të reja dhe vënie para përgjegjësisë edhe të zyrtarëve tjerë edhe të nivelit më të lartë, sepse natyrshëm që nuk mund të jenë përgjegjës vetëm zyrtarët e nivelit të parë, apo komandanti i Stacionit policor sepse bazuar në hierarkinë e Policisë, ky departament i dhunës në familje ka hierarki më të lartë”, ka thënë Hoxha.

Valdet Hoxha

Shqetësuese, Hoxha e quan sidomos akuzën për falsifikim të dokumentit zyrtar, e cila rëndon mbi zyrtarët e suspenduar.

03:40 “Në qoftë se vërtetohet si e tillë, vërtetë është shqetësuese dhe këtu pastaj flasim për një përgjegjësi direkte institucionale të Policisë së Republikës së Kosovës sepse nuk të ndalet përgjegjësia vetëm në nivelin e hetuesve policorë”, ka shtuat Hoxha.

Magashi dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, Sokol Halili, në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, ku ajo ishte shtrirë në pritje të lindjes së fëmijës së saj.

Një urdhër mbrojtjeje ndaj saj i lëshuar nga Gjykata në Ferizaj ishte në fuqi në kohën kur ka ndodhur vrasja.

I dyshuari për krimin e rëndë ishte në arrati për 48 orë, i cili gjatë negocimit me Policinë për tu dorëzuar, ka vrarë veten të premten.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika