Rasti Klan Kosova, reagojnë organizata të ndryshme të lirisë së medias në botë

Lajmi se mediumit Klan Kosova iu pezullua certifikata e biznesit nxiti reagime brenda Kosovës e jashtë saj. Ky veprim ka bërë që media ndërkombëtare t'i kushtojë artikuj një lajmi të tillë. "Reuters" shkruan se një vendim i tillë alarmoi gazetarët kosovarë. Krahas reagimeve të mediave, nuk munguan as ato të organizatave të ndryshme të lirisë së medias në botë

Klan Kosova

Ndonëse tash e një kohë mbetet një ndër çështjet më të diskutuara në Kosovë, përpjekja për të mbyllur Klan Kosovën ka marrë vëmendjen e organizatave të ndryshme të lirisë së medias në botë dhe atë të mediave botërore.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shpërndarë disa reagime të tyre., atë të “European Centre for Press and Media Freedom”, “Reporterëve pa kufinj” dhe  jo vetëm.

“Jemi të tmerruar të mësojmë se Ministria e Tregtisë në #Kosovë ka përfunduar sot të gjithë hapat e nevojshëm për mbylljen e medias më të madhe private në vend”, kanë shkruar nga ECPMF.

 

Një tjetë reagim ishte edhe ai i sekretarit të përgjithshëm të Federatës Evropiane të Gazetarëve

“Ditët e zeza të censurës shtetërore janë mbi Kosovën. Qeveria më në fund ia doli të mbyllë Klan Kosovën. Qeveria e Albin Kurtit po zhyt vendin në liberalizmin më konservator, me përbuzjen më të madhe për vlerat e BE-së.’, ka deklaruar ai.

 

Nga ana tjetër, një reagim nuk ka munguar as nga “Reporterët pa kufinj”. Këta të fundit vlerësojnë se vendimi mbi Klan Kosovën duhet hedhur poshtë.

“Kosova : pluralizmi i informacionit kërcënohet rëndë me refuzimin e ankesës nga mediat më të mëdha private të vendit @klankosova_tv. Duke ruajtur pezullimin e certifikatës së biznesit, Qeveria e Albin Kurtit po e shtyn atë drejt mbylljes. Ky vendim duhet të rrëzohet”, kanë shkruar nga RSF, në Twitter.

 

Është “Reuters” medium amerikan, i cili shkruan se vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për të pezulluar licensën e mediumit të lartcekur, alarmoi gazetarët në Kosovë.

“Qeveria e Kosovës pezulloi të premten licensën e transmetuesit më të madh televiziv privat në vend për një gabim në regjistrim, duke alarmuar gazetarët që akuzuan partinë në pushtet për një luftë të hapur kundër medias së lirë”, shkruan Reuters.

Gjatë së premtes, ishte Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) e cila njoftoi se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve vendosi se Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) ka marrë vendimin e saj në përputhje me ligjin në momentin kur pezulloi certifikatën e biznesit për Klan Kosovën.

Tashmë, Klan Kosova mund të ankohet në Gjykatë.

Një lajm i tillë nxiti një varg reagimesh.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka reaguar në lidhje me vendimin e ministrisë që udhëheq për pezullim të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Sipas saj, fakti që një biznes, ndër të tjera, merret edhe me media, nuk mund të amnistohet prej llogaridhënies për shkeljet ligjore.

Nga ana tjetër, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka deklaruar se çdo dilemë ligjore rreth rastit të licensës së mediumit të lartcekur duhet të sqarohet deri në fund nga instancat përkatëse të sistemit të drejtësisë. Ajo ka theksuar se liria e mediave mbetet një e drejtë themelore që mbështet funksionimin e një shoqërie demokratike.

Si “shumë shqetësuese” është vlerësuar vendimi i MINT-it për Klan Kosovën nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Sipas tij, mbyllja e një prej mediave më të mëdha në Kosovë do të ishte një goditje serioze për lirinë e medias.

Reagime pati edhe nga opozita.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka vlerësuar se Qeveria ka humbur rrugën e saj dhe se po shkon drejt tendencave diktatoriale.

Ndërkaq, vendimi mbi Klan Kosovën u cilësua si “i çmendur” nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai theksoi se Kosova nuk është “një Korea e Veriut”.

Përmes një deklarate të përbashkët, ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe të zyrës së Bashkimit Evropian kanë shprehur shqetësimin e tyre ndaj vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësis dhe Tregtisë që konfirmon pezullimin e licensës së biznesit të Klan Kosovës.

Në deklaratën e tyre theksohet se ky vend do të ketë pasoja në pluralitetin mediatik në Kosovë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika