Rasti Totaj – Berisha, Nisma e cilëson keqkuptim, Prokuroria nis hetimet

Për shkak të kanosjes përmes telefonit, Kryetari i Prizrenit, ShaqirTotaj e kishte paraqitur në Polici kreun e Nismës në Prizren Zafir Berisha. Mirëpo, sipas Nismës në këtë komunë, ky rast ka qenë një keqkuptim, i cili tashmë është zgjidhur mes Totajt dhe Berishës. Sipas kësaj partie, ky rast nuk ka ndikuar në mbarëvajtjen e koalicionit mes tyre

Shqair Totaj dhe Zafir Berisha

Me këtë shtrëngim duarsh kishin njoftuar lidhjen e koalicionit për udhëheqje të qytetit të dytë më të madh në vend.

Mirëpo përplasjet mes Kryetarit të Prizrenit Shaqir Totaj dhe kreut të Nismës në këtë komunë Zafir Berisha, filluan shpejtë.

Ishte Totaj ai i cili raportoi në polici kanosjen përmes telefonit ndaj tij, nga ana e Berishës.

E nga policia njoftuan se Berisha është intervistuar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Mirëpo, sipas Drejtorit të Administratës në këtë komunë Edin Shehu, i cili vjen nga Nisma, e gjitha ishte keqkuptim dhe se dy akterët tashmë janë sqaruar.

“Ka qenë një mosmarrëveshje ndërmjet dy kryetarëve, pra kryetarit të Nismës dhe kryetarit aktual të komunës. Mirëpo të dy kryetarët gjenden jashtë vendit dhe me sa kam informacion është çështje që është sqaruar tashmë, ka qenë një keqkuptim i vogël”, ka thënë Edin Shehu – Drejtor i Administratës Prizren.

Edin Shehu – Drejtor i Administratës Prizren

Por, nga Prokuroria thonë se kanë lëshuar autorizim për fillimin e hetimeve në lidhje me kanosjen nga ana e Berishës.

“Jemi në Procedurë shumë të hershme për të dhënë më shumë detaje, por mund të themi se rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt. Prokuroria themelore në Prizren tashmë ka lëshuar autorizim në drejtim të Policisë për mbledhjen e informatave në bazë të cilave edhe do të veprojë prokuroria”, thuhet nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Megjithkëtë, Shehu thotë se koalicioni po shkon shumë mirë dhe se ky rast nuk ka ndikuar në krisjen e marrëdhënieve mes dy partive.

“Sa i përket ndikimit në qeverisje, nuk ka ndikuar fare sepse nisma përfaqësohet me tre drejtori, Drejtoria e Administratës, Drejtoria e Urbanizimit dhe Drejtoria e Turizmit. Momentalisht punët janë duke ecur shumë mirë, e kemi një koordinim shumë të mirë ndërmjet kryetarit të komunës, gjithë ekzekutivit dhe neve si drejtor”, është shprehur Edin Shehu – Drejtor i Administratës Prizren

Me këtë mendim po pajtohen edhe shoqëria civile në Prizren.

“Po shihet një përparim i lartë sa i përket qeverisjes dhe transparencës, gjë të cilën jemi duke e monitoruar që prej fillimit. Mund ta theksoj një çështje mjaft me rëndësi është hapja e Bordit të Drejtorave. Janë duke vazhduar me hapa të mirë në fillim, kanë qenë hapa të mirë në fillim edhe të qeverisjes së kaluar, po shpresojmë që do të vazhdojnë me këtë transparencë edhe viteve të tjera gjatë qeverisjes”, ka thënë Eroll Shabani – Organizata “EC Ma Ndryshe”.

Eroll Shabani – Organizata “EC Ma Ndryshe”

Përpos Nismës, PDK në Prizren është në koalicion edhe me AAK-në dhe AKR-në.

Ndërkaq, kabineti i kryetarit Shaqir Totaj por as PDK-ja në Prizren nuk kanë pranuar të flasin për rastin.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika