Raundi i parë i zgjedhjeve lokale, ky është parashikimi i Visar Ymerit për partitë

Analisti politik, Visar Ymeri, ka thënë se shumica e komunave të vendit do të shkojnë në balotazh në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 12 tetor.

Ymeri, në Debat Plus, dha parashikimin e tij për partitë për raundin e parë.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës fiton në Deçan, në Gjakovë i ka gjasat e mëdha me fitu pa balotazh, në Suharekë, Rahovec, Klinë besoj se del e para”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës fiton në Istog, Pejë, Junik, në Prishtinë del e para dhe fiton me balotazh, në Obiliq, Fushë Kosovë, Lipjan dhe Podujevë del e para”, u shpreh Ymeri.

Tutje Ymeri tha se Vetëvendosje del e para në Shtime, Gjilan dhe Kamenicë.

Ndërkaq sipas tij PDK-ja del e para në Ferizaj, Prizren, Skenderaj, Drenas, Mitrovicë, Vushtrri ndërsa komunat me shumicë serbe sipas tij del e para Lista Serbe.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika