RDK me aksion para Kuvendit, vendos pankartat “Shkelësit e Kushtetutës”

Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) ka zhvilluar një aksion simbolik para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, përmes të cilit ka kërkuar vazhdimin e seancës konstituive dhe përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

Në dyert e Kuvendit, aktivistët e RDK-së kanë vendosur pankarta me fotografitë e u.d. presidentes Albulena Haxhiu, kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, të shoqëruara me mbishkrimin “Shkelësit e Kushtetutës”.

Kryetarja e RDK-së, Arbnore Salihu, ka thënë se aksioni synon të rikujtojë obligimet që, sipas saj, burojnë nga Kushtetuta, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit.

“Në dyert e Kuvendit kemi vendosur tre shkelësit e Kushtetutës. Tre kryesorët. Për me i tregu tri gjëra: çka thotë Kushtetuta, çka ka thënë Gjykata Kushtetuese në vitin 2025 dhe çka thotë Rregullorja e Kuvendit. Nuk ka nevojë me shpik rregulla të reja. E kur rregullat janë shumë të qarta dhe afatet janë të ditura”, ka deklaruar Salihu raporton Dukagjini.

Ajo ka thënë se Kushtetuta përcakton afatin për konstituimin e Kuvendit, ndërsa Rregullorja e Kuvendit përcakton afatin për vazhdimin e seancës konstituive.

“Kushtetuta parasheh 30 ditë për konstituimin e Kuvendit nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve. Gjykata Kushtetuese e ka sqaruar këtë afat vitin e kaluar, ndërsa Rregullorja thotë se një ndërprerje gjatë seancës konstituive nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë”, ka thënë ajo.

Salihu i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetëve që të mundësojnë vazhdimin e seancës dhe konstituimin e Kuvendit.

“Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, që po e shkelin Kushtetutën e po i bllokojnë institucionet, ua kujtojmë që asnjë parti, asnjë deputet dhe asnjë shumicë nuk është mbi Kushtetutën. Të rinjtë e Kosovës nuk mund t’i pranojnë këto lloj shkelje, të cilat po bëhen praktikë e pastaj po na shiten si normalitet. Numrat i keni, thirreni seancën, konstituojeni Kuvendin”, ka deklaruar Salihu.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika