Reagim: Ekipi i Televizionit Dukagjini pengohet gjatë punës në Gjilan

Televizioni Dukagjini dënon fuqishëm sulmin ndaj ekipit tonë të përbërë nga gazetarja Blerta Zuka dhe kameramani Enkelej Shaljani, i cili ka ndodhur sot në Gjilan gjatë kryerjes së detyrës profesionale.

Ekipi i TV Dukagjinit ishte duke realizuar një kronikë lidhur me punimet që po zhvillohen në sheshin e qytetit, kur është penguar dhe sulmuar nga një punonjës i kompanisë që është e angazhuar në realizimin e këtyre punimeve.

Ky akt i papranueshëm, përbën cenim të drejtpërdrejtë të lirisë së medias dhe të së drejtës së gazetarëve për të raportuar në interes të publikut.

TV Dukagjini kërkon nga organet kompetente që ta trajtojnë rastin me seriozitet të plotë, të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore dhe të sigurojnë që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

Televizioni Dukagjini

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika