Reagim i Grupit të Grave Deputete ndaj gjuhës se deputetit Haki Abazi
Grupi i Grave Deputete të Kosovës ka reaguar ndaj deputetit Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, kur i kishte dhënë epitet të ndryshme shefes së Grupit Parlamentar në LVV-së në Kuvendin e Kosoës. “Grupi i Grave Deputete reagon ndaj cilësimeve ofenduese të deputetit Haki Abazi ndaj deputetes Mimoza Kusari. Ne si Grup i Deputeteve e kemi ngritur […]
Grupi i Grave Deputete të Kosovës ka reaguar ndaj deputetit Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, kur i kishte dhënë epitet të ndryshme shefes së Grupit Parlamentar në LVV-së në Kuvendin e Kosoës.
“Grupi i Grave Deputete reagon ndaj cilësimeve ofenduese të deputetit Haki Abazi ndaj deputetes Mimoza Kusari. Ne si Grup i Deputeteve e kemi ngritur disa herë temën e gjuhës ndaj grave në politikë. Kemi realizuar edhe një projekt që flet për gjuhën online. Ndërkohë që e kritikojmë gjuhën e qytetarëve, si deputete ballafaqohemi edhe me fyerje seksiste prej kolegëve tanë deputetë”, thuhet në komunktën e tyre.
Më tej, Grupi i Grave Deputete ka thënë se një gjuhë e tillë i demotivon vajzat e reja të merren me politikë.
“E dënojmë këtë gjuhë, jo sepse na mposht ne, por nuk duam t’i demotivojmë vajzat e reja që duan të merren me politikë. Dhe gjuha e tillë e ka këtë efekt. Andaj, përsërisim edhe një herë se gjuha joparlamentare është e papranueshme për çdo hapësirë të Kuvendit, e madje çdo hapësirë publike”, kanë përfunduar reagimi Grupit të Grave Deputete.















