Reagimet për deklaratën e Klinakut ku përmendi “vrasjen e Kurtit”

Në lidhje me deklaratën e u.d së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku, se "më parë do të kishte preferuar të vriste Albin Kurtin sesa të largohej nga Kosovë", ka pasur reagime nga akterë të ndryshëm

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku në emisonin "Personale". 15.06.2022

“…Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova” – janë fjalët që ka shkruar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Faton Klinaku.

Ai është intervistuar nga Prokuroria Speciale lidhur me deklaratën e tij për kryeministrin Albin Kurti, e cila u vlerësua si kërcënim ndaj tij.

E në lidhje me këtë deklaratë, pati reagime të shumta.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, këtë deklaratë e ka parë si kërcënim të hapur ndaj kryeministrit, Albin Kurti.

“Unë mendoj që ishte një shprehje shumë e papranueshme, aq më tepër që vjen nga një personalitet i cili përfaqëson një shoqatë kaq të respektuar. Që të folen fjalë të tilla është me të vërtetë e papranueshme. Ne e dimë secili se çfarë përfaqëson. Albin Kurti është kryeministër i Kosovës, është zgjedhur me votat e qytetarëve të Kosovës, atë e kanë zgjedhur të zgjedhurit e popullit të Kosovës dhe e ka legjitimitetin e plotë si kryeministër i Kosovës”, ka thënë Konjufca para gazetarëve.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Në anën tjetër, një degë e OVL-UÇK-së është distancuar nga kjo deklaratë.

Bëhet fjalë për degën e kësaj organizate në Has, të cilët për distancimin e tyre kanë njoftuar në Facebook.

“Dega e OVL-UÇK-së në Has distancohet nga një deklaratë e ud. Faton Klinaku ku përmendet vrasja e kryeministrit të Kosovë” – thuhet në këtë reagim të kësaj dege.

Lidhur me këtë deklaratë të Klinakut ka reaguar edhe këshilltari politik i kryeministrit Kurti Hysamedin Feraj.

Ai ka reaguar në Facebook, duke thënë se Qeveria dhe qeverisja për popullin e nga populli ndryshohet me votim nga populli, jo me metodat e Vuçiqit e të Putinit.

“Klinaku njollos emrin e OVL-UÇK-së. OVL duhet të ruaj nderin dhe lavdinë që ia këshillon emri i vet, duke mos u përfaqësuar me emrin Faton Klinaku” – ka thënë Feraj.

“Përndryshe, e mbajnë në krye, shef të tyre, dhe pastaj do të ankohen se po gjykohet OVL-UÇK-ja për nxitje të terrorizmit politik, nëse motivi është “politik-patriotik” ose më keq: për “elementë të organizatës mafioze”, nëse motivi është fitimi i parave, me vrasje!” – është shprehur ai.

Ndërkaq, deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, ka reaguar duke thënë se e pakta që do të duhej të ndodhte është dorëheqja e Faton Klinakut nga pozita e sekretarit dhe u.d. i kryetarit të OVL-së dhe kërkim falja si akt moral.

Sipas tij, veteranët e UÇK-së duhet të kërkojnë largimin e Klinakut nga posti i u.d të kryetarit.

“Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk bën të heshtin por urgjentisht të kërkojnë largimin e tij nga ai post duke u shprehur se nuk pajtohen me logjikën e vrasjes si metodë e largimit nga pushteti të Kryeministrit të Kosovës. Albin Kurtin shumë herë e kanë kërcënuar (madje gjatë luftës në burgjet serbe e kanë torturuar deri në prag të vdekjes) por nuk kanë arritur asnjëherë ta frikësojnë”, tha ai duke shtuar se “Megjithatë niveli i sigurisë për kryeministrin Kurti duhet ngritur e Prokuroria të aktivizohet”, ka thënë Dugolli.

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani, ka thënë se “Klinaku dhe organizata e tij ka përfituar nga Qeveria e Ramush Haradinaj 20 milionë euro”.

Ai tha se nuk do të ketë më përfitime financiare pa ndonjë kriter.

“20 milionë euro të rezervave financiare të shtetit qen shpërndarë pa kurrfarë kriteri nga Qeveria Haradinaj! Ndër të tjera aty pat marrur edhe organizata e Klinakut! Epo s’ka ma kështu, prandaj i janë terru sytë këtij dhe plotë të tjerëve si ky”, ka shkruar Zogiani.

 

Po ashtu, pati reagime edhe nga analistë të ndryshëm.

“Kërcënimi me vrasje i kryeministrit nga Faton Klinaku duhet të merret seriozisht nga organet e drejtësisë. Mendësi e rrezikshme dhe gjuhë skandaloze”, ka shkruar Imer Mushkolaj.

 

Ndërsa, Vehbi Kajtazi e ka quajtur të papranueshme duke thënë se “Prokuroria sonte duhet të merret me të dhe veteranët të distancohen nga ky qëndrim”.

No description available.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika