Zëdhënësi i Departamentit Ameriksn të Shtetit (DASH) Matt Miller, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të koordinohen me ndërkombëtarët për shtensionimin e situatës në veri.

Po ashtu DASH ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të kthehen në tryezën e dialogut.

“Mendojmë se është e rëndësishme që të gjitha palët të punojnë menjëherë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për të depërshkallëzuar situatën, për të garantuar sigurinë, sundimin e ligjit dhe kthimin në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, ka thënë Miller.

Të dielën e 25 shtatorit, një formacion terrorist serbë në krye me Milan Radojçiq, e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë të Zvecanit, ku ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Ky grup terroristësh pastaj ka shkuar dhe ka hyrë në manastirin e Banjskës, ku kanë vazhuar ta sulmojnë Policinë e Kosovës.

Si kundërpërgjigje Policia e Kosovës, i ka vrarë katër prej pjestarëve terroristë serbë.