Reagimi i opozitës: Sulmi ndaj Policisë së Kosovës, akt kriminal e krim i organizuar

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës (AAK), i kanë dënuar sulmet e fundit me armë e granata dore kundër policëve kufitarë të Kosovës në veri të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, lideri i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se sulmi ndaj Policisë së Kosovës është sulm kriminal e i pa tolerueshëm.

Sipas tij këto sulme kanë për qëllim cenimin e rendit dhe të ligjit teksa i ka ftuar organet e rendit që ta hetojnë këtë çështje.

“Sulmi ndaj Policisë së Kosovës afër pikave kufitare me Serbinë, është akt kriminal dhe i pa tolerueshëm që për qëllim ka cenimin e rendit të ligjit për dobi të kriminelëve, në një kohë kur Kosovës i duhet stabiliteti e siguria, ndërsa mohuesve të sovranitetit tonë iu konvenon trazira dhe provokimi i paqes”, ka shkruar kryetari i PDK-së.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

LDK me shqetësim të madh është duke i ndjekur lajmet e fundit rreth sulmeve të armatosura ndaj zyrtarëve kufitar të Policisë së Kosovës.

“LDK ofron gjithë mbështetjen e nevojshme për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë në ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe garantimin e sigurisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në një komunikatë të LDK-së.

LDK

Në lidhje me këto sulme ka reaguar edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili përmes një postimi në Facebook, i ka cilësuar këto lloj sulmesh si krim të organizuar.

“Krimi i organizuar ka sulmuar Policinë e Kosovës. Këto akte kriminale janë alarm për të gjithë. Krimi i organizuar nuk ka përkatësi politike as etnike. Ai i rrezikon të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, andaj është në interesin e secilit individ dhe komunitet që ta denoncojë e ta luftojë krimin”, ka shkruar lideri i AAK-së.

Ai ka bërë thirrje për distancim nga krimi dhe bashkim në luftën ndaj tij.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika