Reagoi ndaj deklaratës së Luizit, Arbana Osmani sqaron edhe një herë publikun: Linçimi jashtë është i tepërt

Arbana Osmani, moderatore e Big Brother Vip, ka postuar në Instagram një deklaratë sqaruese për një diskutim të puntatës së kaluar

Big Brother VIP Albania 2, pothuajse është në mbarim dhe lufta për të qenë finalist po i “shkatërron” edhe lidhjet shoqërore që janë krijuar brenda në shtëpi.

Teksa me 25 prill ka qenë prime i radhës, i cili e ka zbuluar edhe finalisten e tretë, që është konkurrentja Dea Mishel, ka pasur detaje të tjera të cilat e kanë marrë vëmendjen.

Gjatë prime-it të kaluar, Luizi ka deklaruar se nuk ka respekt për vajzat që bëhen të njohura nga formatet televizive si “Përputhen”, gjë që ka nxitur debat edhe mes protagonistëve në studio.

Sa i përket debatit mes Luizit dhe Efit, opinionistët komentuan situatën.

Opinionistja Zhaklin për situatën e krijuar ka thënë se “Luizi është i qëndrueshëm në paqëndrueshmërin e tij. Herë i ka afruar banorët, herë i ka larguar dhe shumë banorë kanë bërë lojën e tij. Marrëdhënia mes Luizit dhe Efit u prish shumë shpejt, qëkur shefja e diplomacisë u largua. Luizi e kuptoi sjelljen e Efit kur ajo debatoi me Kiarën. Luizi mori “hak”. Përse kur ky presion erdhi kundrejt teje ti nuk e pranon? Sa i përket këtij debati, ka të bëjë vetëm me fitoren dhe finalistin. Duke bërë një llogaritje, gjasat janë shumë të larta që këtë Big Brother ta fitojë një vajzë. Nuk mendoj se Luizi ka menduar të zhvillojë shoqërinë me Efin. Kjo marrëdhënie u ndërpre, kur Efi doli jashtë”.

Ndërsa finalisti i parë i BB VIP Albania, Luizi, ka theksuar tutje se “që ditën e parë, ka parë si rrezik femra, të gjitha. Nga 24 dhjetori kam patur në fokus vajzat dhe ato kanë qenë gjithmonë faktor. Këtu ku jemi, unë e kam shumë më të thjeshtë që në finale të kem Qetsorin dhe Kristin sesa Dean, Nitën apo Jorin. Mund të ketë një përballje femrash në fund dhe unë jam në rrezik. Duhet të shoh kush del finalist sonte dhe të shtunën. Kam frikë se mund të jenë tre femra dhe unë mashkull”.

Ndërsa opinionisti Arbëri ka vazhduar bisedën duke deklaruar se “ai e ka pritur që ky raport të vijë në këtë pikë. Në këtë pikë të lojës, i sugjeroj të dyve, të mos e kthejnë debatin në ofendime. Një muaj më parë flisnin mirë me njëri-tjetrin. Nuk ka një aleancë të fshehtë mes tyre. Mendoj që përplasja e tyre do vijojë deri kur të zgjidhen finalistët e tjerë”.

Arbër Hajdari

Ndërsa konkurrentja e tretë që u përzgjodh edhe finalistja e tretë, DeaMishel, ka theksuar se “nuk i kanë pëlqyer fare këto ofendimet e Luizit. Luizi ka një siguri ndaj Efit, ndaj e afron dhe e largon sa herë të dojë atë. Prisja që ato të bashkoheshin bashkë. Ai e pa që loja nuk i eci me Efin dhe filloi me ofendimet”.

Ndërsa Luizi iu kundërpërgjigj me “Ti sot u bëre shoqe me Efin. Duke marrë parasysh atë që tha Zhaku, ti je e mençur dhe thu që përse nuk e mbaj pranë Efin që në fund të thoni atë shprehjen ‘Girl Power’”.

Deamishel u arsyetua duke vazhduar, “Efi më ka kërkuar falje”.

Nuk ka munguar as reagimi i vetë moderatores të këtij shou televiziv, Arbana Osmanit, e cila reagoi e revoltuar në një moment duke i thënë Luizit: “Kujdes, se mund të ketë edhe nga ato që thonë se motrën time nuk e dua si Kiara, që shkon në Big Brother, lidhet me dikë, puthet dhe bën dashuri poshtë jorganit”.

Kjo më pas ka nxitur debate të tjera mes Kiara Titos, Teas dhe opinionistëve të spektaklit, megjithatë pas publicitetit, Arbana bëri një sqarim për publikun duke thënë se është nxjerrë nga konteksti deklarata e saj dhe se nuk ka qenë për qëllim të lëndojë Kiarën.

Një ditë më pas, Osmani publikoi edhe një tjetër shkrim në InstaStory duke sqaruar edhe një herë se reagimi i saj erdhi si revoltë ndaj grave dhe vajzave që iu është bërë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

“Edhe një herë tjetër dua të saktësoj përgjigjen time në lidhje me deklaratat e Luizit për ‘vajzat e Përputhen’. Çdo vajzë që merr pjesë në një reallity show (spektakël) si Big Brother apo Përputhen ka një linçim publik 10 fish më të madh se një djalë. Dhe këtë po e diskutoja edhe dje me Kiarën ku më erdhi shumë keq kur më tha se momenti që më ka bërë tepër të vuaj ishte kur mësova se vëllait tim i dërgonin mesazhe të tipit ‘Shikoje motrën tënde çfarë bën poshtë jorganit’. Nuk e bën një vajzë me ‘turp’ fakti që vendos të marrë pjesë në një program yeleviziv dhe të ndajë historinë e saj të dashurisë me publikun. Askush nuk ka të drejtë të mërzisë as vëllain e Efit, dhe as atë të Kiarës e të asnjë vajze tjetër të këtij vendi duke predikuar moral. Efi, Kiara, Dea, Olta etj, janë të gjitha vajza e gra që prej muajsh po linçohen masivisht online vetëm sepse në momente të caktuara kanë zgjedhur të jetojnë Big Brotherin e tyre si duan ato. Linçimi jashtë është më se i tepërt. Aq sa kur më i vogli vjen brenda shtëpisë, mua si grua më bën të reagoj. Dhe do ta bëj gjithmonë”, ka shkruar Arbana Osmani në Instagram.

Me shumicë votash nga publiku, Deamishel u zgjodh finalistja e tretë e këtij edicioni të dytë të këtij Big Brother Vip, duke u bërë pretendente për çmimin e madh.

Ajo do të garojë bashkë me Luizin dhe Efin, ndërsa finalisti i katërt do të shpallet të shtunën.

Dea u emocionua nga lajmi i mirë dhe falënderoi publikun që zgjodhi atë për ta dërguar në finale.

Nga mbrëmja e tensionuar e së martës duket se e ka pësuar edhe opinionistja e programit, Zhaklin Lekatari, së cilës është raportuar se pas mbarimit të spektaklit, i është sulmuar vetura.

Ndërsa, një detaj tjetër që ka lënë gjurmë tek audienca e BB VIP Albania 2, është se pas mbarimit të primet të kaluar, i është sulmuar vetura opinionistes Zhaklin Lekatari.