Reagojnë presidenca dhe Kryeministri në lidhje me sulmin ndaj policëve

Zyra e Presidentës dhe Kryeministri Albin Kurti, kanë reaguar në lidhje me raportimet e Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe Drejtorit të Policisë Samedin Mehmeti, për sulmet që kanë ndodhur në drejtim të patrullave të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri ka bërë të ditur se sulmi ka ardhur nga pjesa e kufirit serb.

“Për tri ditë radhazi (13–15 prill) policët e Kosovës janë sulmuar në pikën kufitare me Serbinë. Dje dhe sot në mëngjes, një breshër plumbash dhe një granatë dore u hodhën drejt policisë sonë. Burimet tona e kanë identifikuar sulmin e djeshëm si të ardhur nga Serbia”, ka shkruar kryeministri i Kosovës.

Tutje, kryeministri i Kosovës i ka bërë thirrje shtetit serb që të distancohet nga sulmet që ai i ka cilësuar si terroriste ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

“Kjo as nuk do të na pengojë dhe as nuk do të na pengojë nga lufta jonë për të mbrojtur shtetin ligjor kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjithë territorin e Republikës sonë. I bëj thirrje Serbisë që të dënojë dhe distancohet nga sulmet e dhunshme terroriste ndaj policisë sonë, disa prej të cilëve ishin serbë të Kosovës”, shtoi Kurti.

Ndërkaq, ka reaguar edhe shef i stafit në kabinetin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela.

Ai ka shkruar se shteti serb bashkë me strukturat siç i ka cilësuar ai kriminale, i kanë kryer këto sulme ndaj policëve kufitar.

Sipas tij, përmes këtyre tentativave po synohet të destabilizohet vendi.

“Ditët e fundit, Serbia dhe strukturat e saj kriminale kanë kryer disa sulme që kishin cak Policinë e Kosovës në veri. Këto veprime të shoqëruara me tentativa dezinformuese synojnë të destabilizojnë situatën e sigurisë dhe politike në Kosovë. Ata do të dështojnë, shteti i së drejtës do të mbizotërojë”, ka shkruar Vela.

Të premten gjatë ditës, është raportuar se gjatë tre ditëve të fundit kanë ndodhur katër sulme drejtuar patrullave kufitare të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika