Reagon AGK-ja ndaj fyerjeve dhe kërcënimeve që iu bënë gazetarit, Bujar Vitija
Asociacionin i Gazetarëve të Kosovës , ka reaguar duke dënuar gjuhen e përdorur ndaj gazetarit Bujar Vitija, ngase sipas AKG-së kjo e pengon punë e gazetarëve. Më tej AGK-ja ka kërkuar që të gjitha organet duhet ta bëjnë punën e tyre profesionale, për të zbardhur ngjarjet rreth akuzave të ngritura. “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës […]
Asociacionin i Gazetarëve të Kosovës , ka reaguar duke dënuar gjuhen e përdorur ndaj gazetarit Bujar Vitija, ngase sipas AKG-së kjo e pengon punë e gazetarëve.
Më tej AGK-ja ka kërkuar që të gjitha organet duhet ta bëjnë punën e tyre profesionale, për të zbardhur ngjarjet rreth akuzave të ngritura.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar nga gazetari, Bujar Vitija, për një seri fyerjesh, linçimesh e kërcënimesh që i janë bërë në ditët e fundit, pas një serie shkrimesh rreth dyshimeve për korrupsion në Spitalin Publik të Vushtrrisë”.
“AGK-ja e dënon gjuhën e përdorur ndaj gazetarit Vitija, dhe konsideron se ajo pengon punën e tij dhe të gazetarëve të tjerë”, .















