Reagon AGK-ja pas sulmit fizik që mori kameramani i Nacionales

Kameramani i gazetës Nacionale, Arbër Latifi është sulmuar fizikisht, sot në afërsi të spitalit të Gjakovës nga një pjestar i sigurimit të spitalit

AGK

Arbër Latifi, kameraman i gazetës online Nacionale, është sulmuar sot fizikisht nga sigurimi i spitalit në Gjakovë.

Sipas raportimeve të Nacionales, Latifi, së bashku me gazetaren Gentiana Hasani, kishin shkuar të raportojnë në lidhje me ndërprerjen e operacioneve.

“Latifi, së bashku me gazetaren Gentiana Hasani, kishin shkuar në Spitalin e Gjakovës për të raportuar rreth ndërprerjes së të gjitha operacioneve që ishte bërë me arsyetimin e temperaturave të larta”, thuhet në raportimin e Nacionales.

Ndërkaq, për sulmin ndaj kameramanit Arbër Latifi, ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shprehet tejet i shqetësuar me sulmin fizik ndaj ekipit të Nacionales dhe u bën thirrje organeve të drejtësisë ta trajtojnë me prioritet rastin”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika