Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas deklaratave që shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schëarz ka bërë gjatë një forumi në Dubrovnik duke e quajtur BE-në si një “tigër prej letre” që s’mund të ofrojë siguri në rajon pa SHBA-në.

Ahmeti ka thënë se po i vije “Interesant si Gërvalla thotë se BE pa ShBA është tigër prej letre”.

Ndërsa me tutje ai e ka ja ka parashtruar një pyetje  kryediplomates Gërvalla.

“Nqs BE pa ShBA është tigër prej letre çka është Kosova pa BE e ShBA? Cila kafshë dhe prej çfarë materiali?”, ka shkruar në Twitter Ahameti.

Interesant si Gërvalla thotë se BE pa ShBA është tigër prej letre.

Nqs BE pa ShBA është tigër prej letre çka është Kosova pa BE e ShBA? Cila kafshë dhe prej çfarë materiali?

— Shpend Ahmeti (@ShpendA) July 8, 2023

Në Forumin e Dubrovnikut, kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, ka thënë se pa ShBA-në dhe NATO, BE-ja është një “tigër prej lere”.

Sipas Gërvalles, në aspektin e sigurisë BE-ja është “e paaftë” dhe rrjedhimisht nuk mund të ofrojë paqe dhe siguri në Evropë.

“Jemi rreshtuar për rreth 90 për qind me Perëndimin kur bëhet fjalë për Ukrainën. Të tjerët që i kemi përreth po e ndihmojnë Rusinë në agresionin e saj për pothuajse dy vjet tashmë pa sanksione nga Bashkimi Evropian. Pyetja kyçe është për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është se a mund dhe a është Bashkimi Evropian unioni që mund të garantojë siguri dhe paqe në Evropë? Vlerësimi im është që BE-ja nuk mundet. Sepse nuk është në gjendje dhe e aftë për të ofruar siguri. Arsyet janë të dukshme: nuk ka vullnet politik, ka shumë mospajtim në union dhe pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një ‘Paper Tiger’ (tigër prej letre) në aspektin e sigurisë. Për shkak se ju e dini këtë, kërkoni paqe në vazhdimësi. Mirëpo, kjo është e rrezikshme. Paqësimi i BE-së me Rusinë ka bërë që Putini të përshkallëzojë”, ka thënë ajo.

Kryediplomjata ka zgjedhur idiomën e vjetër kineze “tigër prej letre” që të godasë BE-në. Kjo frazë u popullarizua nga ish-diktatori komunist, Mao Ce Duni, i cili në vitin 1956 e cilësoi imperialzimin amerikan si “tigër prej letre”, duke thënë se “imperializmi dhe të gjithë reaksionarët janë tigra prej letre”.

Gërvalla me frazën e ish-diktatorit komunist kinez godet BE-në: Pa ShBA-në dhe NATO-n, jeni një ‘tigër prej letre”