Reagon Ambasada amerikane në Tiranë pas shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Pas shkarkimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka reaguar dhe Ambasada amerikane në Tiranë

Ambasada amerikane në Tiranë

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas shkarkimit të Gledis Nanos si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Në postimin e Ambasadës amerikane në Tiranë thuhet se shprehin vlerësim për Gledis Nanos, i cili sipas tyre ishte një partner i fortë i Shteteve të Bashkuara, si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit.

Gjatë të mërkurës së 31 gushtit, ministri i Brendshëm i Shqipërisë Bledi Çuçi, ka njoftuar për largimin nga detyra për Gledis Nanon, duke ia lënë përkohësisht detyrën e drejtimit të Policisë, nëndrejtorit Tonin Vocaj.

“Sot qeveria mori vendim për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Policisë, shkarkim i cili lidhet me mospërmbushjen e objektivave që kishim vënë në lidhje me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe kryesisht lidhet me situatën e krijuar në muajt e fundit, situatë që normalisht kërkon një reagim më të fortë dhe një menaxhim më efikas të Policisë së Shtetit”, thuhet në postimin e ambasadës në Twitter.

Tutje thuhet se detyrat do t’iu ushtrohen nëndrejtorit të përgjithshëm të policisë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika