Reagon babai i Naim Murselit, anulojnë të pamën për “shkaqe familjare”
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, ka reaguar pasi ky i fundit u arrestua nën dyshimet për përfshirje në vrasjen e ish-bashkëshortes së tij. Murseliu, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se kanë anuluar të pamën “për shkaqe familjare”. “SHOKE DHE MIQE PÈR SHKAQE FAMILJARE, ME KEQARDHJE E BEJME ANULIMIN E TE […]
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, ka reaguar pasi ky i fundit u arrestua nën dyshimet për përfshirje në vrasjen e ish-bashkëshortes së tij.
Murseliu, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se kanë anuluar të pamën “për shkaqe familjare”.
“SHOKE DHE MIQE PÈR SHKAQE FAMILJARE, ME KEQARDHJE E BEJME ANULIMIN E TE PAMES, I FALENDEROJ GJITHE PJESEMARRJE NE VORRIM”, ka shkruar ai.
Kush është Naim Murseli, personi i cili dyshohet për vrasjen e gruas së tij
Naim Murseli në Kosovë njihet për angazhimin e tij si pjesë e stafit të ngushtë të kreut të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Një veçanti e profilit të tij janë edhe fotografitë e tij të shumta me gruan, Liridonën, e cila është varrosur sot në fshatin e saj të lindjes në Gjakovë.
Sipas të dhënave që janë të disponueshme në internet, Murseli e ka kryer edhe shkollën e mesme në Gjimnazin “Agnebergs” në qytetin Uddevalla nga viti 2006 deri në vitin 2009 në Suedi, megjithatë nuk dihet se në çfarë drejtimi.
Pas kësaj, Murseli ka regjistruar Shkollën për Biznes në vitin 2010 për të diplomuar më pas.
Nga viti 2011, ai ka punuar në Suedi si shitës dhe agjent i shitjes në kompani të ndryshme suedeze.
Ai gjithashtu figuron si themelues i një kompani mediale dhe se është marrë edhe me marketing në Suedi.
Naim Murseli [1990] ka qenë i martuar me Liridona Murselin dhe me të ka dy fëmijë.
Prokuroria jep detaje për vrasjen e Liridona Murselit: Është sekuestruar arma, të dyshuarit po intervistohen
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin e Naim Murselit dhe dorasit, me inicialet G.P të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit.
Sipas prokurorisë, është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra.
“Sipas urdhëresës së Prokurorit të Shtetit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, me ç’ rast nga ky aksion janë arrestuar personat G.P. (dorasi) dhe N.M. (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Aktualisht, të dyshuarit janë duke u intervistuar në stacionin policor, derisa ndaj tyre prokuroria do t’i ndërmerr veprimet e mëtejme ligjore.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin e Naim Murselit dhe dorasit me inicialet G.P, të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit.
Sipas Prokurorisë, është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra.
“Sipas urdhëresës së prokurorit të Shtetit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, me ç’rast nga ky aksion janë arrestuar personat G.P. (dorasi) dhe N.M. (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Aktualisht, të dyshuarit janë duke u intervistuar në stacionin policor, derisa ndaj tyre Prokuroria do t’i ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore.
Një shumë prej 30 mijë eurosh dyshohet se është çmimi që kushtoi për vrasjen e Liridona Murselit, gruas së Naim Murselit.
Ndryshe, më 30 nëntor, Liridona Murseli mbeti e vrarë pasi ajo bashkë me burrin e saj dhe fëmijët u bënë cak i një grabitjeje.
Vrasja u krye me armë zjarri, përderisa autorët u larguan nga vendi i krimit me shpejtësi.
Në një deklaratë të dhënë në polici, burri i të ndjerës, Naim Murseli, kishte thënë se nuk ka parë asgjë nga momenti kritik.
Murseli kishte deklaruar se kur u përballën me grabitësit, ai i mori fëmijët për t’i larguar nga vendi i ngjarjes. Përgjatë kësaj kohe, ai ka thënë se ka dëgjuar disa të shtëna, të cilat ishin fatale për bashkëshorten e tij.
Në një deklarim për media, nga Policia e Kosovës kishin konfirmuar se Liridona Murseli ishte me familjen e saj të ngushtë në kohën e kësaj tragjedie.
Viktima ishte edhe shtetase e Suedisë.















