Reagon Çitaku për planin evropian: Dykuptimësi e shumë paqartësi
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas pranimit të planit evropian për zgjidhjen e çështjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas Çitakut, në këtë plan evropian asgjë nuk ka specifike, përveç ku kërkohet implementimi i të gjitha marrëveshjeve të kaluara […]
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas pranimit të planit evropian për zgjidhjen e çështjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sipas Çitakut, në këtë plan evropian asgjë nuk ka specifike, përveç ku kërkohet implementimi i të gjitha marrëveshjeve të kaluara nga dialogu i Brukselit.
“Dykuptimësi konstruktive. Shumë paqartësi. E vetmja gjë eksplicite në marrëveshjen e mbrëmshme është që palët janë pajtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake, dhe se dialogu do të vazhdojë”, ka shkruar Çitaku.
Më tej, nënkryetarja e ka komentuar preambulën e marrëveshjes së propozimit evropian, duke thënë se njohja nga Serbia nuk përmendet.
“Njohja nuk përmendet, në fakt në preambulë të marrëveshjes thuhet që palët kanë pikëpamje të ndryshme për statusin dhe çështje tjera fundamentale”, ka shkruar në Çitaku Facebook.















