Reagon Elia Zaharia: Është situatë e vështirë për mua dhe familjen time
Pas videos që po qarkullonte pasditen e së mërkurës ku shihet Elia Zaharia teksa akuzon mes lotësh dhe britmash Princ Lekën se e ka goditur babanë e saj të moshuar, ajo ka reaguar duke u shprehur se kjo është situatë e vështirë. ‘Është situatë shumë e vështirë për mua dhe familjen time. Nuk është e […]
Pas videos që po qarkullonte pasditen e së mërkurës ku shihet Elia Zaharia teksa akuzon mes lotësh dhe britmash Princ Lekën se e ka goditur babanë e saj të moshuar, ajo ka reaguar duke u shprehur se kjo është situatë e vështirë.
‘Është situatë shumë e vështirë për mua dhe familjen time. Nuk është e lehtë të kthehem në shtëpi dhe të gjej Lekën që përpiqet të dhunojë babanë tim 73-vjeçar. Konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me mua, përveç se u përpoqa ta ndaloj! Për çdo gjë po ndjek rrugën gjyqësore.’/Iconstyle.al
Sipas saj nuk ka qenë e lehtë që të shihte përpjekjet e Lekës për dhunë ndaj babait të saj.
Ndryshe, Princ Leka ka bërë kallëzim në Komisariatin në Tiranë ndaj ish-bashkëshortes, Elia Zaharia, dhe babait të saj, Gjergj Zaharia. Ai ka kërkuar urdhërmbrojtje duke pretenduar se babai i ish-bashkëshortes e ka sulmuar fizikisht.















