Reagon Eulex-i: Akuzat e Bamieh ishin thashetheme të pabazuara
Zyra e EULEX-i ka mohuar të gjitha akuzat nga ish-prokuroroja e Eulex-it, Maria Bamieh për skandalet e zyrtarëve të saj. “Ish-prokuroroja e Eulex-it, Maria Bamieh nuk ka prezantuar as edhe një provë të re”, ka thënë Zyra e Misionit për Bashkim Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Ndër të tjera, EULEX ka thënë […]
Zyra e EULEX-i ka mohuar të gjitha akuzat nga ish-prokuroroja e Eulex-it, Maria Bamieh për skandalet e zyrtarëve të saj.
“Ish-prokuroroja e Eulex-it, Maria Bamieh nuk ka prezantuar as edhe një provë të re”, ka thënë Zyra e Misionit për Bashkim Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).
Ndër të tjera, EULEX ka thënë se provat e mbledhura përgjatë hetimeve të bëra nga Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës gjatë vitit 2016, nuk kanë vërtetuar ndonjë shkelje nga ish-gjyqtari i EULEX-it në qendër të këtyre akuzave.
Ndërkaq, zyra në fjalë ka thënë se rasti i Bamieh kundër EULEX-it në Britani të Madhe ishte hedhur poshtë në vitin 2018.
“Përveç kësaj, rasti i Bamieh kundër EULEX-it në Britani të Madhe ishte hedhur poshtë në vitin 2018. Ajo kishte filluar një procedurë civile në Britaninë e Madhe në lidhje me çështjet e punësimit kundër punëdhënësit të saj (FCDO), Misionit dhe kolegëve të saj, disa prej të cilëve ajo i përmendi sot”.
“Në vitin 2015, një raport nga një ekspert ligjor i pavarur e shqyrtoi zbatimin e mandatit të EULEX-it me theks të posaçëm në trajtimin e këtyre akuzave. Ky raport është në dispozicion këtu:
https://www.eulex-kosovo.eu/eul/repository/docs/150331_jacque-report_en.pdf.
Si Misioni për sundimin e ligjit, ne besojmë në drejtësinë e ndarë nga institucionet e drejtësisë”, thuhet në mes të tjerash.
Ish-prokurorja e EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh, e cila ditë më parë e kishte fituar rastin në gjykatën e Britanisë, ndaj këtij misioni, ka mbajtur konferencë për media të shtunën në ora 11:00 në Prishtinë.
Në një përgjigje me shkrim për Portalin Dukagjini nga Prokuoria Themelore e Prishtinës, thuhet se Bamieh është ftuar për intervistim, në pamundësi për ta siguruar deklaratën e saj viteve të kaluara.
“Mund t’ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë për shkak të pa mundësisë së sigurimit të deklaratës nga znj. Maria Bamieh viteve të kaluara, i ka bërë ftesë për intervistim të njëjtës, pas zhvillimit të konferencës së sotme”, thuhet në përgjigje.
Përgjatë konferencës për media, Bamieh e ka treguar rastin e Ministrisë së Shëndetësisë, specifikisht atë të Ilir Tolajt, i cili në kohën sa ishte në paraburgim, sipas saj, kishte arritur të kishte çasje në telefon mobil.
Po ashtu, ajo e ka përmendur një rast kur një zyrtar i Eulex-it, po takohej me ndërmjetësuesit e Ilir Tolajt.
Sipas Bamieh, ata po takoheshin në “Villa Gërmia”, me qëllim që ta “zhduknin” rastin.
Ish-prokurorja e Eulexit rrëfehet në Kosovë: Kriminelët e vërtetë janë akoma në ikje















