Reagon Haradinaj-Stublla për arrestimin e Gjeloshaj, thotë se raportet janë shqetësuese

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Tuzit, Nik Gjeloshaj, duke thënë se uron "që Kosova e Shqipëria të interesohen përmes kanaleve zyrtare për kryetarin Gjeloshaj"

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla





Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Melizaj Haradinaj Stublla, ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Tuzit, Nik Gjeloshaj.

Përmes një postimi, Meliza Haradinaj Stublla, ka thënë se “pavarësiht rrethanave, raportimet për arrestimin e kryetarit të Tuzit, Nik Gjeloshaj, janë shqetësuese.

“Uroj që Kosova e Shqipëria të interesohen përmes kanaleve zyrtare për kryetarin Gjeloshaj, e me më shumë seriozitet për situatën e përgjithshme të shqiptarëve në Mal të Zi!”, ka shkruar ish-ministrja e Kosovës në Twitter.

Kryetari i Alternativës Shqiptare dhe njëherit kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, është arrestuar pasi kishte debatuar me policët, të cilët e kishin ndaluar dhe e kishin dërguar për kontrollë tenike emergjente makinën me familjarët e tij. Kjo kishte ndodhur me pretekstin se makina i kishte xhamat e zi.

Arrestohet kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj





Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika